Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i komunës Osmani nuk lejon administratorët komunalë njëherësh të jenë edhe regjistrues

Kryetari i komunës Osmani nuk lejon administratorët komunalë njëherësh të jenë edhe regjistrues

3 tetor-Para dy javëve kryetari i komunës së Gostivarit, ua ka ndaluar të punësuarve që t’i kryejnë dy obligimet dhe ka paralajmëruar dënime. Të punësuarve në komunë të cilët do të angazhohen në regjistrim u ofroi të marrin pushim vjetor. Për gjendjen e ka njoftuar edhe komisionin e regjistrimit dhe Entin për statistikë.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani paralajmëroi se që të sigurohet funksionimi normal i vetëqeverisjes lokale, të gjithë regjistruesit duhet të zgjedhin ose ta kryejnë këtë punë ose t’i kryejnë detyrat në vendet e tyre të punës në komunë.

Para dy javëve kryetari i komunës së Gostivarit, ua ka ndaluar të punësuarve që t’i kryejnë dy obligimet dhe ka paralajmëruar dënime. Të punësuarve në komunë të cilët do të angazhohen në regjistrim u ofroi të marrin pushim vjetor. Për gjendjen e ka njoftuar edhe komisionin e regjistrimit dhe Entin për statistikë.

“Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve janë angazhuar në procesin e legalizimit dhe nuk mund të lejojë bllokimin e komunës. Përveç kësaj, bëhet fjalë për qëndrim parimor, i mbështetur me ligj dhe në asnjë rast nuk duhet të interpretohet se është kundër regjistrimit. Ata persona nuk mund të marrin pagë, e jo të punojnë dhe të marrin kompensim nga angazhimi në regjistrim thotë”, kryetari Rufi Osmani.

Komisioni shtetëror i regjistrimit për regjistrimin në rajonin e Gostivarit ka angazhuar dyzetë persona, të cilët janë të punësuar në vetëqeverisjen lokale. Pas reagimeve, me siguri si regjistrues dhe instruktorë, do të mbeten dhjetëra administratorë komunalë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *