Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PDSH-së vizitoi degën e Gostivarit

Kryetari i PDSH-së vizitoi degën e Gostivarit

17 tetor-Në mbledhje u disktua për operacionalizimin e konkluzave të Kuvendit të degës së Gostivarit dhe u morrën vendime në lidhje me bartjen e tyre në teren.

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi së bashku me Sekretarin e përgjithshëm të partisë z. Metin Izeti morrën pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Degës së PDSH-së në Gostivar, në të cilën ishin prezent edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore të Gostivarit dhe Kryetarët e nëndegëve të qytetit dhe rrethinës.

Në mbledhje u disktua për operacionalizimin e konkluzave të Kuvendit të degës së Gostivarit dhe u morrën vendime në lidhje me bartjen e tyre në teren.

Kryetari i partisë z. Menduh Thaçi e njoftoi gjithashtu strukturën e degës në lidhje me situatën aktuale politike në Maqedoni, diskutoi edhe për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët si dhe kërkoi prej strukturës që me mençuri dhe vigjilencë të qëndrojnë në rrugën e jetësimit të platëformës së PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *