Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari Osmani priti ambasadorin Durmishi

Kryetari Osmani priti ambasadorin Durmishi

11 tetor-Me kryetarin Osmani, ndamë mendimin se në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve, duhet të forcohet edhe bashkëpunimi edhe në nivel lokal. Bashkëpunimi I mirë duhet duhet të forcohet akoma më shumë si ndërmjet subjekteve ekonomike, ashtu dhe ndërmjet subjekteve joekonomike të të dyja vendeve”, theksoi ambasadori Durmishi, duke u shprehur optimist se idetë e shpalosura me kryetarin Osmani, do të konkretizohen.

Kryetari i komunë s së Gostivarit, Rufi Osmani priti sot në kabinetin e tij në vizitë protokollare ambasadorin e Republikës së Kosovës, Skender Durmishi. Takimi i cili zgjati rreth një orë dhe kaloi në atmosferë miqësore. Në takim z.Osmani dhe z. Durmishi biseduan rreth më shumë çështjeve aktuale.

“Pata nderin që sot të pranoj për vizitë ambasadorin e Kosovës,z Skender Durmishi, me të cilin biseduam për më shumë çështje me interes të përbashkët. Mes tjerash, me ambasadorin biseduam rreth Marrëveshje së Ohrit dhe pakos së Ahtisarit. Shqyrtuam mundësinë e thellimit të bashkëpunimit të komunës së Gostivarit me komuna të Republikës ë Kosovës edhe atë në më shumë sfera, siç janë ekonomia, arsimi dhe kultura”, theksoi kryetari Osmani në konferencën për shtyp të organizuar pas takimit.

Ambasadori Durmishi, shprehu kënaqësinë që prej së afërmi nga kryetari Osmani është njoftuar me aktivitetet e komunës së Gostivarit dhe nënvizoi se kanë diskutuar për më shumë çështje. “Ishte ky një takim miqësor në kuadër të vizitave të rregullta që i realizoj në komuna të Maqedonisë. Me kryetarin Osmani, ndamë mendimin se në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve, duhet të forcohet edhe bashkëpunimi edhe në nivel lokal. Bashkëpunimi I mirë duhet duhet të forcohet akoma më shumë si ndërmjet subjekteve ekonomike, ashtu dhe ndërmjet subjekteve joekonomike të të dyja vendeve”, theksoi ambasadori Durmishi, duke u shprehur optimist se idetë e shpalosura me kryetarin Osmani, do të konkretizohen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *