Home / Sport / Kupa e Maqedonisë, 1/4 e finales, spikat Renova-Teteksi

Kupa e Maqedonisë, 1/4 e finales, spikat Renova-Teteksi

Ndeshja që tërheq vëmendje më të madhe është dueli i skuadrave tetovare, Renovës dhe Teteksit. Të dyja skuadrat këtë sezon kanë ambicie të mëdha në kuadër të Kupës së Maqedonisë dhe pikërisht për këtë qëllim paralajmërojnë angazhim maksimal për të marë rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë. Në ndeshjet tjera skuadra e Rabotniçkit përballet me Napredokun në takimin që do të zhvillohet në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ në Maxhari të Shkupit. Horizonti pret Bregallnicën, ndërkohë skuadra e Vardarit është vendas i 11 Oktomvrit.

Të mërkurën në program janë ndeshjet e parë të 1/4 së finales së Kupës së Maqedonisë, ku priten duele interesante. Ndeshja që tërheq vëmendje më të madhe është dueli i skuadrave tetovare, Renovës dhe Teteksit. Të dyja skuadrat këtë sezon kanë ambicie të mëdha në kuadër të Kupës së Maqedonisë dhe pikërisht për këtë qëllim paralajmërojnë angazhim maksimal për të marë rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë. ‘Ne këtë vit kemi ambicie të mëdha në kuadër të Kupës dhe për këtë mendojmë të eliminojmë Teteksin. Për të bërë një gjë të tillë duhe që në takimin e parë të marrim rezultat i cili do të na mundësonte revansh të qetë edhe pse duhet të kemi parasysh faktin se këtu nuk luan shumë rol tereni mysafir pasi të dyja skuadrat luajmë në të njëjtin stadium. Për këtë pres ndeshje interesante, kualitative e cila shpresoj të sjell fitore për ne. Do të kisha dashur çfardo fitore pa gol të pranuar’, deklaroi anësori i Renovës Argjend Gafuri, i cili në ndeshjen e të shtunës kundër Napredokut ishte autor i golit të xhepçishtasve. Në anën tjetër Teteksi i ‘disponuar’ pas fitores së madhe ndaj Shkëndijës, me optimizëm pret derbin tjetër lokal. ‘Suksesi me Shkëndijën i takon të së kaluarës dhe ne jemi orientuar ka ajo që na pret me Renovën. Fqinjët tanë kanë hyrë në seri pozitive kohëve të fundit, luajnë mirë dhe duket se janë kthyer në formën e tyre optimale. Mirëpo edhe ne jemi në formë të mirë dhe këtë do të tentojmë ta dëshmojmë kundër Renovës. Me që se të dy ekipet luajmë në të njëjtën fushë, pres që të atakojmë në fitore që në takimin e parë. Shpresoj të jenë ndeshje korekte dhe më i miri le të vazhdojë garat më tej’, tha mesfushori i Teteksit, Mensur Idrizi. Në ndeshjet tjera skuadra e Rabotniçkit përballet me Napredokun në takimin që do të zhvillohet në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ në Maxhari të Shkupit. Edhe pse Rabotniçki duket favorit i madh, megjithatë disfata e fundit nga Ohri 2004 në Shkup, u jep shpresë kërçovarëve për të shfrytëzuar momentin e keq të ‘romantikëve’. Në Turnovë, pasi të dielën luajtën baraz 2:2 në kampionat, tani tjetër përplasje do të kenë Horizonti dhe Bregallnica. Ndërkohë skuadra e Vardarit është vendas i 11 Oktomvrit. Të gjitha ndeshjet zhvillohen të mërkurën dhe fillojnë në orën 14:00.

Dyshet e 1/4 së finales:
Renova-Teteksi,
Rabotniçki-Napredoku,
Horizont T.-Bregallnica,
Vardari-11 Oktomvri.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *