Home / Sport / Kupa e Maqedonisë 1/4 së finales, Renova përballë Teteksit

Kupa e Maqedonisë 1/4 së finales, Renova përballë Teteksit

Shorti për cerekfinalet e Kupës së Maqedonisë ka sjellë derbi lokal në Tetovë, ku Renova do të përballet me Teteksin në duelin më tërheqës të kësaj faze. Në duelet tjera Rabotnicki dhe Vardari shihen favoritë përballë Napredokut respektivisht 11 Oktomvrit, ndërsa paqartësi priten në duelin mes Horizont Turnovës dhe Bregallnicës.

Të ejnten në zyrat e FFM-së është hedhur shorti për të formuar dyshet që do të përballen në 1/4 e finales së Kupës së Maqedonisë. Pa dy skuadrat që morën trofetë e futbollit në vend vitin e kaluar, Shkëndijën dhe Metalurgun risi e këtij shorti ishte se për herë të parë pas disa viteve me rradhë, në cerekfinale nuk do të ketë skuadër nga kategoria e dytë. Kështu në të katër duelet e 1/4 së finales së Kupës do të kemi përplasje të skuadrave elitare, ndërsa në qendër të vëmendjes do të jetë Tetova ku shorti solli derbi lokal. Renova do ndeshet me Teteksin, në duelin e dy skuadrave që para një viti ishin kampion gjegjësisht fitues të Kupës. Renova pas krizës së thellë që kishte këtë vjeshtë, më në fund duket se po ambientohet mirë dhe ka kthyer lojën e saj të njohur, duke paralajmëruar se edhe në Kupë kërkon sukses që nënkupton eliminim të Teteksit. Në anën tjetër ‘tekstilët’ e renovuar këtë vjeshtë luajnë shumë mirë, ndërsa nuk fshehin se duan për herë të tretë me rradhë të jenë pjesë e finales së Kupës, ku para dy viteve ishin fitues, ndërsa edicionin e fundit u mundën nga Metalurgu. Në ndeshjet tjera skuadra e Bregallnicës e cila eliminoi Shkëndijën në fazën paraprake, tani do të përballet me Horizont Turnovën. Rabotnicki duket favorit përballë Napredokut, njëjtë si Vardari në duelet me 11 Oktomvrin. Ndeshjet e para të cerekfinales së Kupës së Maqedonisë do të zhvillohen më 19 tetor nga ora 14:00, ndërsa takimet e kthimit parashihet të luhen më 9 nëntor me fillim në orën 13:00.

Renova-Teteksi,
Horizonti-Bregallnica,
Rabotnicki-Napredoku,
Vardari-11 Oktomvri.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *