Home / Sport / Kupa e Maqedonisë, Renova shkatërroi Teteksin

Kupa e Maqedonisë, Renova shkatërroi Teteksin

Renova ka shkatëruar Teteksin, duke e mundur me rezultat të thellë 6:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Në ndeshjet tjera çerekfinale Rabotniçki me rezultat të lartë 4:1 mundi Napredokun, ndërsa Horizont Turnova fitoi Bregallnicën me rezultatin 3:1.

Të mërkurën në program ishin ndeshjet e para të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë në futboll. Skuadra e vetme shqiptare në këtë fazë Renova pas një paraqitje të shkëlqyeshme arriti të shkatërrojë Teteksin, duke e mposhtur me rezultat të thellë 6:0. Renova kaloi në epërsi në minutën e 18-të, kur Jançevski ishte i skatë nga pika e bardhë. Pak më vonë Jançevski u ndal ashpër në zonë nga portieri Mançevski, duke fituar tjetër penalti, të cilën Bajrami nuk arriti ta realizojë pas intervenimit të mirë të Mançevskit. Mirëpo mesfushori i Renovës, atë që nuk e bëri nga penaltia e përmirësoi në minutën e 41, kur me goditje fantastike nga gjuajtja e lirë shënoi gol të mrekullueshëm për 2:0. Fillimi i pjesës së dytë ishte i furishëm për ‘gjipspunuesit’ të cilët me shpejtësi sollën dy gola. Fillimisht Jançevski ishte në depërtim, ndërsa topin e dëbuar Bajrami e çoi në rrjetë për 3:0, ndërsa pak më vonë aksion fantastik i Renovës me Nuhiun që asiston saktë para portës, ndërsa Jançevski pa problem shënon për 4:0. Dominimi i xhepçishtasve vazhdoi edhe më tej, si rezultat i së cilit erdhën edhe dy gola. Së pari në minutën e 69-të ‘rezervisti’ Ismail Ismaili depërtoi bukur dhe shënoi për 5:0, ndërsa rezultatin përfundimtar Renova 6. Teteksi 0 e vendosi Andonov në sekondat e fundit të takimit. Xhepçishtasit dominuan tërësisht takimin, duke marrë në fund rezultat, i cili që në ndeshjen e parë u garanton kualifikim në gjysmëfinale. ‘Patjetër të them se jemi përgatitur shumë seriozisht. Ju e dini se deri tani Renova gjithnjë ka luajtur deri në çerekfinale. Duhej të bëjmë tentime maksimale, për të nxjerur maksiumin nga këta lojtarë për të kaluar atë çerekfinale famoze. Mendoj se ky rezultat na jep një rasttë tillë për të kaluar në gjysmëfinale. Bëmë rezultat bindës dhe tani mendoj se Renova me plot meritë do të gjendet në gjsymëfinale. Më tej shpresoj të luajmë kështu me çka pres një finale historike për Renovën’, deklaroi pas ndeshjes trajneri i xhepçishtasve, Vllatko Kostov, ndërsa kolegu i tij nga tabori i Teteksit, Dragi Setinov qartë i dëshpruar paralajëmëroi dorëzim nga gara e Kupës. ‘Çka tu them pas 6:0, mendoj se gjithçka është e vendosur, nuk ka çka të flitet. Përfundimisht dorëzohemi nga garat e Kupës, kështu që të gjitha forcat do ti drejtojmë kah kampionati, ku pas tre ditëve do të kemi ndeshje të re me Renovën. Do tentojmë të luajmë sa më mirë që mundemi’. Në ndeshjet tjera çerekfinale Rabotniçki me rezultat të lartë 4:1 mundi Napredokun, ndërsa Horizont Turnova fitoi Bregallnicën me rezultatin 3:1. Ndeshja e fundit çerekfinale ka filluar nga ora 18:00 dhe disa minuta para fundit Vardari ka epërsi x:x përballë 11 Oktomvrit.

Rezultatet
Rabotniçki 4-1 Napredoku
Turnova 3-1 Bregallnica
Renova 6-0 Teteksi
Vardari 1:0 11 Oktomvri (pjesa e parë?

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *