Home / Lajme / Maqedoni / Kush do ta shoqërojë Blerim Destanin në “Zhurma Show Awards”?

Kush do ta shoqërojë Blerim Destanin në “Zhurma Show Awards”?

18 tetor-Gjithashtu mësojmë se edhe këngëtarja Altuna Sejdiu në këtë spektakël është e ftuar, pasi është e nominuar për çmim. Ne presim që ndoshta në tepihun e kuq do të parakalojnë së bashku, për të zyrtarizuar edhe lidhjen e tyre

Një nga aktorët më të njohur shqiptar i cili është i përfolur kohët e fundit shumë për flirtet apo lidhjet me femra të bukura të skenës, Blerim Destani do të jetë në spektaklin “Zhurma Show Awards 2011”.

Por kemi bërë të ditur se ai do të ndajë dhe një çmim të rëndësishëm në këtë eveniment, i cili do të mbahet të dielën e 23 tetorit në Teatrin Kombëtar të Prishtinës. Po kush do ta shoqërojë aktorin simpatik? Le të mendohemi pak, vetëm pak ditë më parë konkretisht në fund javën e kaluar ai është parë në një nga hotelet kryesore në Prishtinë duke hyrë së bashku me Tunën, jo për të ngrënë në restorantin e hotelit, por për të kaluar natën së bashku.

Gjithashtu mësojmë se edhe këngëtarja Altuna Sejdiu në këtë spektakël është e ftuar, pasi është e nominuar për çmim. Ne presim që ndoshta në tepihun e kuq do të parakalojnë së bashku, për të zyrtarizuar edhe lidhjen e tyre.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *