Home / Lajme / Rajon / Lëndohen 8 ushtarë të KFOR-it

Lëndohen 8 ushtarë të KFOR-it

20 tetor-Heqja e barrikadave në veri të vendit dhe lirimi i rrugëve për në pikat kufitare 1 dhe 31, sipas KFOR-it, deri më tani kanë rezultuar me sukses.

Tetë ushtarë të KFOR-it janë lënduar në aksionin e sotëm për heqjen e barrikadave nga rrugët në veri të Kosovës.

Nga Zyra për Informim e KFOR-it thuhet se njëri nga ushtarët është lënduar nga gazi lotsjellës, një tjetër nga tymi i madh, ndërsa gjashtë të tjerët nga mjetet për shuarjen e zjarrit.

Heqja e barrikadave në veri të vendit dhe lirimi i rrugëve për në pikat kufitare 1 dhe 31, sipas KFOR-it, deri më tani kanë rezultuar me sukses.

Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki deklaroi se KFOR-i ka kontroll të plotë në pikat kufitare dhe se kontrollon të gjitha kalimet në kufirin me Serbinë.

KFOR filloi heqjen e barrikadave

8:00- Ushtarët e KFOR-it sot në mëngjes kanë nisur operacionin për heqjen e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës.

Barrikada e parë është hequr nga fshatin Jagnenicë në pjesën veriore. Pjesëtarët e KFOR-it po tërheqin maunet dhe mjetet e tjera të vendosura në rrugë nga popullata serbe. Fillimisht trupat e KFOR-it kanë formuar korridor midis turmave të serbëve të grumbulluar dhe barrikadave të vendosura. Në një pikë të barrikadës është përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës së grumbulluar.

Trupat e KFOR-it po qëndrojnë edhe pranë barrikadave në Zhupç, ku kanë tërhequr nga rrugët maunet që kishin bllokuar rrugët për në pikën kufitare Bërnjak. Në këtë fshat janë rreth dhjetëra serb të cilët kanë refuzuar të largohen.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç sot në mëngjes i bëri thirrje KFOR-it dhe EULEX që të përmbahen nga përdorimi i forcës, ndërsa liderët serb në veriun e Kosovës duhet të marrin sipas tij, vendime që janë kryesisht në interes të qytetarëve.

Vendimi i tërheqjes së barrikadave filloi një ditë pasi që nuk u arrit marrëveshja midis këshilltarëve të komunave me serb në veriun e Kosovës dhe KFOR-it

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *