Home / Sport / Liga e Kampionëve, Bajerni kundër Napolit

Liga e Kampionëve, Bajerni kundër Napolit

Ndeshjet që zgjojnë më shumë interesim janë ato në grupin A, ku Napoli do të mirëpret Bajern Munihun e pandalshëm, ndërkohë Mançester Siti që morri kryesimin e Premier Ligës angleze para tifozëve të vetë do të luaj me Viljarealin.

Të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve në program janë ndeshjet e javës së tretë në grupet A, B, C dhe D. Ndeshjet që zgjojnë më shumë interesim janë ato në grupin A, ku Napoli do të mirëpret Bajern Munihun e pandalshëm, ndërkohë Mançester Siti që morri kryesimin e Premier Ligës angleze para tifozëve të vetë do të luaj me Viljarealin. Trabzonspori që udhëheq grupin B do të jetë mysafir i CSKA Moskës, ndërkohë Interi që është në një krizë të thellë të rezultateve në Francë do të luaj kundër Lilës. Bazeli i vëllezërve Xhaka dhe Shaqirit do të jetë mikpritës i Benfikës, ndërsa në takimin tjetër të grupit C, Mançester Junajtedi do të udhëtoj për në Rumani për tu përballur me skuadrën e Ocelul. Në grupin D, Lioni është mysafir i Realit të Madridit,ndërkohë në ndeshjen tjetër në Zagreb, Dinamoja e Fatos Beqirajt do të mirëpret Ajaksin.

Grupi A
Mançester Siti – Viljareali
Napoli – Bajerni i M.

Grupi B
CSKA Moska – Trabzonspori
Lila – Interi

Grupi C
Bazeli – Benfika
Oceluli – Mančester Junajtedi

Grupi D
Dinamo Zagrebi – Ajaksi
Real Madridi – Olimpik Lioni

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *