Home / Lajme / Maqedoni / Linjë telefonike falas për parregullsitë eventuale gjatë regjistrimit

Linjë telefonike falas për parregullsitë eventuale gjatë regjistrimit

1 tetor-Nga Zyra e Avokatit të Popullit i informojnë qytetarët se parregullsitë eventuale të të drejtave të tyre gjatë regjistrimit mund t’i paraqesin në numrin 0800 54321.

Linja telefonike falas në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çfarë do parregullsie të të drejtave të tyre gjatë regjistrimit të ardhshëm të popullatës, amvisërive dhe banesave, filloi të funskionoj prej sot.

Nga Zyra e Avokatit të Popullit i informojnë qytetarët se parregullsitë eventuale të të drejtave të tyre gjatë regjistrimit mund t’i paraqesin në numrin 0800 54321.

“Linja telefonike është financuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe pas paraqitjeve të qytetarëve do të veprohet menjëherë me çka nuk do të ndiqet procedura e zakonshme për dorëzimin e ankesave, por ankesat do të përbëhen në mënyrë telefonike. Avokati i Popullit të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojë në mënyrë që të kërkojë veprim të shpejtë dhe efikas nga organet kompetente në procesin e regjistrimit, si dhe nga institucionet tjera të cilat janë të detyruar për të siguruar mbrojtje të të drejtave të garantuara të qytetarëve”, qëndron në kumtesën e Avokatit të Popullit.

Linja do të funksionojë gjatë kohëzgjatjes së regjistrimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *