Home / Lajme / Maqedoni / LSDM-ja me vërejtje për organizimin dhe zbatimin e regjistrimit

LSDM-ja me vërejtje për organizimin dhe zbatimin e regjistrimit

7 tetor-“Nëse kështu vazhdon regjistrimi ose rezultatet e regjistrimit nuk do të jenë të besueshme ose do të konfirmohet elaborimi gjatë dorëheqjes së vesna Janevskës se po përgatitet falsifikat i madh regjistrues”, tha Tevdovski.

Partia opozitare LSDM sot e akuzoi pushtetin se nuk e kanë realizuar dhe nuk po e zbaton mirë regjistrimin e popullsisë, banesave dhe amvisërive, duke vlerësuar se ai po zhvillohet me shkelje ligjore, pa organizim të mirë dhe në kundërshtim me rekomandimet e Eurostatit dhe të Kombeve të Bashkuara.

Dragan Tevdovski, anëtar i këshillit ekzekutiv i LSDM-së në konferencë shtypi vlerësoi se “kërcënimi i djeshëm me dënime për ata të cilët e shkelin Ligjin për regjistrim nga ana e kryetares së komisionit të regjimistr është konfirmim se në 6 ditët e parë prej 15 ditëve regjistrimi është zhvilluar me shkelje ligjore”.

“Nëse kështu vazhdon regjistrimi ose rezultatet e regjistrimit nuk do të jenë të besueshme ose do të konfirmohet elaborimi gjatë dorëheqjes së vesna Janevskës se po përgatitet falsifikat i madh regjistrues”, tha Tevdovski.

Duke theksuar se për regjistrimin janë ndarë 14 milionë euro, theksoi ai se kjo është dyfish më shumë të holla të ndara për këtë dedikim në vitin 2002 dhe se çmimi i kushtimit për kokë banori në këtë regjistrim është më i lartë nga ato në vendet fqinje. Kërkoi përgjigje se sa është vëllimi i regjistrimit që nuk është në pajtim me Ligjin për regjistrim dhe në të cilat komuna është realizuar regjistrimi i cili nuk është në pajtim me Ligjin për regjistrim.

Problem i madh në këtë regjistrim, vlerësoi Tevdovski, është edhe informimi dhe trajnimi i nëpunësve të zgjedhur nga administrata shtetëror dhe publike

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *