Home / Lajme / Maqedoni / Magjistroi Abdilaqim Ademi

Magjistroi Abdilaqim Ademi

2 tetor-Analiza janë bërë gjatë qëndrimit tremujor në Institutin e qelqit, qeramikës dhe materialeve të ndërtimit në UT në Freiberg. Analizat janë bërë në laboratorin bashkëkohor në institut dhe janë arritur rezultate pozitive me cka konstatohet se hiri i TEC Osllomej mund të përdoret si material shtesë për përdorimin e çimentos.

Ministri i Ambinetit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi dje në Fakultetin e Xehtarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë – Republika e Kosovës, e ka mbrojtur tezën e magjistraturës me temë: “Mundësitë e përdorimit të hirit të elektranës “Oslomej – Kërçovë” dhe ndikimi i tij në vetitë e çimentos.

Para Komisioni në përbërje Prof. Dr. sc. Milajete Shala – Mehmeti (mentor), Prof. Dr. Hamit Mehmeti kryetar, Prof. Dr. Rahim Maksuti anëtar, mr. Abdilaqim Ademi prezantoi rezultatet e hulumtimit disavjeçar.

Qëllimi i hulumtimeve në kuadër të kësaj teme magjistrature është përcaktimi i ndikimit të hirit të Elektranës “Oslomej” – Kërçovë në Maqedoni ndaj vetive lidhëse me çimenton dhe të kontrolloj përshtatshmërinë e këtij hiri si shtesë për prodhimin e çimentos.

Për këtë qëllim u hulumtuan kombinime të ndryshme prej hiri të elektranës me çimento si ngjitës dhe llaç. Në kuadër të kësaj pune kërkimore u caktuan vetitë, aftësia për lidhje, qëndrueshmëria në përkulje dhe qëndrueshmëria në shtypje si dhe tkurrja e hershme.

Punimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit teknik në Freiberg – Gjermani, i përkrahur nga fondacioni DAAD.

Analiza janë bërë gjatë qëndrimit tremujor në Institutin e qelqit, qeramikës dhe materialeve të ndërtimit në UT në Freiberg. Analizat janë bërë në laboratorin bashkëkohor në institut dhe janë arritur rezultate pozitive me cka konstatohet se hiri i TEC Osllomej mund të përdoret si material shtesë për përdorimin e çimentos.

Pritet që punimi të jep efekt në përmisimin e gjendjes me hirin e deponuar në Osllomej dhe të ndikojë në aspektin ekonomik të TEC-it, por edhe në mbrojtjen e ambientit atje.

Përndryshe, Mr. Abdilaqim Ademi është inxhinier i Metalurgjisë, studimet i ka përfunduar në vitin 1996 në Universitetin politeknik në Tiranë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *