Home / Lajme / Rajon / Malmstrom: Kosova po përparon drejt liberalizimit të vizave

Malmstrom: Kosova po përparon drejt liberalizimit të vizave

4 tetor-Njerëzit të cilët jetojnë në Kosovë janë të vetmit në hapësirën e Ballkanit Perëndimor të cilëve u nevojiten viza për hyrje në shtetet e Bashkimit Evropian, pasi që Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi morën regjim pa viza në vitin 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina një vit më vonë.

Eurokomisarja e punëve të brendshme Sesilia Malmstrom mbrëmë deklaroi se Kosova ka realizuar përparim të konsiderueshëm në negociatat me Brukselin për liberalizimin e vizave.

“Dërguam mision para një muaji dhe konfirmuam se në Kosovë është bërë përmirësim i dukshëm”, deklaroi Malmstrom duke theksuar se nevojitet edhe shumë të bëhet.

Njerëzit të cilët jetojnë në Kosovë janë të vetmit në hapësirën e Ballkanit Perëndimor të cilëve u nevojiten viza për hyrje në shtetet e Bashkimit Evropian, pasi që Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi morën regjim pa viza në vitin 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina një vit më vonë.

Prishtina ende duhet t’i marrë drejtimet me të cilat do të saktësohen kushtet të cilat duhet të përmbushen që njerëzit nga Kosova të mund të udhëtojnë pa viza

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *