Home / Sport / Maqedonasit do të ndajnë drejtesinë në Nou Kamp

Maqedonasit do të ndajnë drejtesinë në Nou Kamp

Gjyqtari më i mirë internacional maqedonas, Aleksandar Stavrev të mërkurën do të ndajë drejtësinë në Nou Camp ku do të ndeshen Barcelona dhe Victoria Plzen.

jo do të jetë një moment historik për referët e Maqedonisë të cilët për herë të parë do të kenë mundësi të referojnë një ndeshje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Stavrevit do ti ndihmojnë: Marian Kirovski, Ljubomir Krstevski, Dejan Jakimovski, Dimitar Meckarovski dhe Goran Spirkoski.

Stavrev ka ndarë drejtësinë në shumë ndeshje të Ligës së Evropës, ndërsa i fundit ishte ajo mes Hanoverit dhe Standart Liezh. Herën e fundit ishte refer kryesor edhe në garat kualifikuese për Kupën e Evropës në mes të ekipeve Rangers dhe Maribor.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *