Home / Lajme / Maqedoni / Mariet Shurman:Çështja e emrit kyç për anëtarësim në NATO dhe BE

Mariet Shurman:Çështja e emrit kyç për anëtarësim në NATO dhe BE

“Mendoj se raporti i progresit është i baraspeshuar. Ai thekson se është bërë përparim, por gjithashtu tërheq vërejtjen se duhet bërë akoma më shumë në disa fusha, sidomos në sundimin e së drejtës, reformat në gjyqësor dhe administratë, luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias. Pra në këto fusha duhet bërë më shumë”, tha Mariet Shurman, ambasadore e Holandës

Nëse Maqedonia dëshiron të bëhet pjesë e NATO-s, patjetër do të duhet ta zgjidhë çështjen e emrit. Ky mesazh tashmë i përsëritu prej disa vitesh, kësaj radhe vjen nga ambasadorja e Holandës në Shkup Mariet Shurman. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ajo kërkon përkushtim më të madh të palëve të përfshira në këtë kontest. “Ka ftesë për Maqedoninë për t’u bërë pjesë e NATO-s, por duhet zgjidhur problemi bilateral. Ne jemi dëshmitarë të përkushtimit të dy kryeministrave, për t’i gjetur zgjidhje këtij kontesti. E përshëndesim këtë dhe mendojmë se një gjë e tillë do të jetë e vlefshme për të dyja vendet, por edhe më gjerë për rajonin dhe Evropën si tërësi”, tha Mariet Shurman, ambasadore e Holandës. Por ambasadorja në këtë intervistë nuk ka folur vetëm për çështjen e integrimit të vendit në NATO. Ajo ka theksuar edhe nevojën e përparimit të demokracisë në disa segmente të jetës, duke mos përfshirë edhe lirinë e medias. Duke u përgjigjur në pyetjen rreth raportin e progresit të Komisionit Evropian të publikuar para dy javësh, ambasadorja Shurman, thotë se ai është një pasqyrë për Maqedoninë se ku gjendet në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimit Evropian. “Mendoj se raporti i progresit është i baraspeshuar. Ai thekson se është bërë përparim, por gjithashtu tërheq vërejtjen se duhet bërë akoma më shumë në disa fusha, sidomos në sundimin e së drejtës, reformat në gjyqësor dhe administratë, luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias. Pra në këto fusha duhet bërë më shumë”, tha Mariet Shurman, ambasadore e Holandës.Ambasadorja Shurman ka folur edhe për regjistrimin e popullsisë tashmë të dyshuar. Sipas saj, pavarësisht faktit se ai nuk u realizuar në terren, megjithatë nuk do t’i acarojë marrëdhëniet ndëretnike. Por, ka theksuar Shurman, dështimi i këtij proces paraqet edhe një dëshmi se rreth disa çështjeve duhet punuar më tepër.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *