Home / Lajme / Maqedoni / Më 20 tetor fillojnë ‘Ditët e Naimit’

Më 20 tetor fillojnë ‘Ditët e Naimit’

19 tetor-Festivali hapet ditën e enjte në orën 19.30 para Qendrës së Kulturës në Tetovë ku pritet që drejtoria dhe laureati i festivalit të vendosin kurora lulesh te shtatorja e Naim Frashërit, nga se atë ditë mbushen 111 vjet nga vdekja e këtij poeti kombëtar. Më pas në Sallën e Madhe të Qendrës së Kulturës do bëhet hapja e festivalit, ku do të mbahet edhe ora e madhe letrare “Globi poetik”dhe do t’i jepet çmimi laureatit.

Drejtoria e Festivalit ndërkombëtar të poezisë “Ditët e Naimit” ka shpalosur programin e Edicionit të 15 të këtij festivali i cili do të mbahet prej 20-23 tetor në Tetovë. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, theksoi se, programi i këtij edicioni është i përbërë nga aktivitete të ndryshme kulturore, letrare, artistike, muzikore, si dhe promovime librash, ndarje çmimesh etj. Në këtë edicion, ardhjen e kanë konfirmuar mbi 30 poetë nga 20 vende të botës, si SHBA, Indi, Izrael, Angli, Danimarkë, Holandë, Gjermani, Zvicër, Itali, Marok, Malta, Poloni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Ukrainë, Bullgari, Serbi, Mali i Zi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Festivali hapet ditën e enjte në orën 19.30 para Qendrës së Kulturës në Tetovë ku pritet që drejtoria dhe laureati i festivalit të vendosin kurora lulesh te shtatorja e Naim Frashërit, nga se atë ditë mbushen 111 vjet nga vdekja e këtij poeti kombëtar. Më pas në Sallën e Madhe të Qendrës së Kulturës do bëhet hapja e festivalit, ku do të mbahet edhe ora e madhe letrare “Globi poetik”dhe do t’i jepet çmimi laureatit. Sipas Jurisë së Festivalit të përbërë nga Agron Tufa, kryetar, Haxhi Shabani dhe Salajdin Salihu , laureat i këtij edicioni jubilar është poeti amerikan Craig Czury, autor i mbi 20 vëllimeve poetike dhe fitues i çmimeve të ndryshme letrare.

Në motivimin e Jurisë, thuhet se, çmimi i madh “Naim Frashëri”, në Edicionin e XV të festivalit ‘Ditët e Naimit’ i jepet poetit amerikan Craig Czury me këtë motivim “Për artikulimin mjeshtëror të një gjuhe poetike, që riformulon depërtimin misterioz në thelb të sendeve, ideve dhe dukurive, për gërshetimin e tablove imagjinare me një vizion të kthjellët e konkret ku hapen perspektiva të pashtershme meditative, për imazhet befasuese të përcjella në shtigje të parrahura metaforash, për atmosferën, ritmin dhe muzikalitetin e heshtjes, që e bën poezinë e Craig Czury-t një uverturë emocionale, e cila shket nën lëkurën e trishtë të gjërave.

Të premten në orën 10, në USHT do të përurohet laureati dhe nga ana e rektorit të USHT-së, Agron Reka do t’i jepet Logoja e Universitetit. Në orën 14, në UEJL, poetët do ta mbajnë orën letrare “Poetë dhe vargje”. Ditën e shtunë do të bëhen përurime librash dhe në mbrëmje po në Qendrën e Kulturës do të mbahet ora e madhe letrare “Meridianët e poezisë”, ku do të ndahen çmimet letrare dhe do të shpallen Anëtarët e Nderit të festivalit, që këtë vit janë poetët Xhuzepe Napolitano (Itali) dhe Diti Ronen (Izrael). Drejtoria edhe këtë vit ka botuar antologjinë e poezive të poetëve pjesëmarrës.

“Sipas Programit të Qeverisë, vitin e ardhshëm, ky Festival me një traditë të bujshme do të ketë buxhetin e garantuar, pas kaq shumë vitesh ku Drejtoria me sakrifica të shumta arriti të ngrejë një operator të rëndësishëm kulturor e letrar, që do të afirmojë urat e komunikimit në mes veti dhe me të huajt në fushën e artit poetik, kulturor, muzikor, artistik etj.”, tha Emërllau

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *