Home / Sport / Me Teteksin humbëm dy pikë të rëndësishme

Me Teteksin humbëm dy pikë të rëndësishme

‘Me të vërtetë gjërat shkuan mirë kur edhe avansuam 2:0, mirëpo më pas se di se cka ndodhi dhe lejuam të humbim fitoren e sigurtë.Ndodhi ajo që s’duhej të ndodhë, mirëpo tani kthim prapa s’ka. Duhet të shikojmë përpara dhe dy pikët e humbura me Teteksin duhet t’i kompensojmë diku tjetër’, deklaroi mesfushori i Renovës Argjend Gafuri.

Skuadra e Renovës të shtunën ishte shumë pranë fitores përballë Teteksit,mirëpo në fund lejuan që kundërshtari të arrijë të barazojë. Aktivizimi i të riut Skenderi solli freski të madhe në taborin e xhepcishtasve, si pasojë e të cilit erdhen dy golat e Nuhiut dhe Jancevskit. ‘Me të vërtetë gjërat shkuan mirë kur edhe avansuam 2:0, mirëpo më pas se di se cka ndodhi dhe lejuam të humbim fitoren e sigurtë.Ndodhi ajo që s’duhej të ndodhë, mirëpo tani kthim prapa s’ka. Duhet të shikojmë përpara dhe dy pikët e humbura me Teteksin duhet t’i kompensojmë diku tjetër’, deklaroi mesfushori i Renovës Argjend Gafuri. Renova pas sfidës me Teteksin ka nisur përgatitjet për sfidën e radhës,kur në Ohër do të përballen në skuadrën e Ohrid 2004. ‘Jemi të vetëdishëm se na pret sfidë e vështirë,pasi Ohri kohëve të fundit luan në formë të shkëlqyeshme. Fituan në transfertë Rabotnickin, ndërsa fituan së fundmi bindshëm përballë Napredokut. Ne respektojmë këtë fakt, mirëpo drejt Ohrit shkojmë me ambicie për të marrë tre pikët. Shpresoj mos të përsërisim gabimet nga fundi i takimit me Teteksin dhe me një angazhim maksimal të dalim me rezultat pozitiv’, përfundoi Gafuri.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *