Home / Lajme / Maqedoni / Memorandum për mirëkuptim për interkonektim 400 kilovoltësh mes Maqedonisë dhe Kosovës

Memorandum për mirëkuptim për interkonektim 400 kilovoltësh mes Maqedonisë dhe Kosovës

20 tetor-Me nënshkrimin e Memorandumit avancohen edhe thellohen marrëdhëniet mes dy kompanive elektroenergjetike dhe në mënyrë operative krijohen parakushte për fillimin e procedurave të cilat i paraprijnë realizimit të lidhjes me largpërçues 400-kilovoltëshe mes TS Shkupi 5 dhe TS Kosova.

Sistemi elektrotransmetues i Maqedonisë operatori MEPSO dhe KOST-i kosovar do të lidhen së shpejti me largpërçues 400 kilovoltësh. Këtë e mundëson Memorandumi për mirëkuptim që e sot e kanë nënshkruar Dejan Boshkovski, drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s dhe Fadil Islamili, menaxheri i përgjithshëm ekzekutiv i KOST-it.

Me nënshkrimin e Memorandumit avancohen edhe thellohen marrëdhëniet mes dy kompanive elektroenergjetike dhe në mënyrë operative krijohen parakushte për fillimin e procedurave të cilat i paraprijnë realizimit të lidhjes me largpërçues 400-kilovoltëshe mes TS Shkupi 5 dhe TS Kosova.

“Ky projekt është prioritet edhe i dy kompanive për shkak se ka rëndësi bilaterale dhe arjonale. Në aspektin bilateral, do ta rrisë transmetimin e energjisë dhe do ta rrisë kapacitetin për transmetim të energjsië elektrike. Rëndësia rajonale e interkonektimit të ri është në atë se do ta rrisë stabilitetin dhe besueshmërinë e sistemit elektroenergjetik rajonal”, thonë nga MEPSO.

Ky interkonektim 400 kilovoltësh gjendte në listën e projekteve në Studimin për zhvillim të rrjetit transmetues të MEPSO-s.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *