Home / Sport / Messi zgjedhet futbollisti më i mirë i të gjitha kohrave në Spanjë

Messi zgjedhet futbollisti më i mirë i të gjitha kohrave në Spanjë

Më i votuari ka qenë Messi (24%) pastaj i dyti Maradona (13%) dhe i treti Alfredo Di Stefano (11%).

Tifozët spanjoll kanë votuar : Lionel Messi për ta është futbollisti më i mirë i të gjitha kohrave në Primera Divisonin spanjoll.

Në një anketë të madhe të gazetës ditore sportive “AS” është pyetur: ”Kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohrave në historinë e futbollit spanjoll ? ”.

Në këtë pyetje 24% të të anketuarve kanë votuar për futbollistin më të mirë aktual të Botës dhe të Barcelonës argjentinasin Lionel Messi.

Argjentinasi i vogël me këtë ka dal më i vlerësuar se bashkëvendasi i tij Diego Armando Maradona (13%) dhe para legjendës së Realit të Madridit Alfredo Di Stefano (11%).

Sulmuesi legjendar i Realit, Raul aktualisht anëtar i Schalke 04, në Bundesliga, ka dal i votuari i katërtë . Ndërsa i pesti ka dal Zinedin Zidan (7%).

Sulmuesi aktual i Realit, portugezi Cristiano Ronaldo është radhitur vetëm në pozitën e dhjetë menjëherë pas Ronaldos brazilian.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *