Home / Lajme / Maqedoni / Mijatoviq: Ekziston gatishmëri për përmirësim të gjendjes në mediat dhe gazetari

Mijatoviq: Ekziston gatishmëri për përmirësim të gjendjes në mediat dhe gazetari

27 tetor-“Kjo është pyetje në të cilën duhet përgjigjet vetë shoqëria – si të identifikohet ata të cilët i thyejnë standardet e profesionit vetjak. Uniteti dhe solidariteti janë komponenta jashtëzakonisht të rëndësishme në gazetari”, tha në konfrencën për shtyp Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e OSBE-së për lirinë e shtypit

Rregullativa juridike, reformat në servisin difuziv publik dhe Këshillin për radiodifuzion, pronësia e mediave dhe transparenca e saj, si dhe përqendrimi i mediave, dekrimininalizimi i shpifjes dhe uniteti më i madh mes gazetarëve.

Këto janë çështjet në fokusin e bisedimeve, të cilat i zhvilloi Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e OSBE-së për lirinë e mediave në takimet me kryeministrin Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministren Teuta Arifi, shefin e diplomacisë Nikolla Poposki dhe me kryetarin e SHGM-së, Naser Selmani, të Sindikatës së gazetarëve dhe seminareve mediale, Tamara Çausidis, si dhe me kryetarin e Këshillit për radiodifuzion, Zoran Stefanovski.

Mijatoviq duke potencuar se në të gjitha takimet është shprehur gatishmëria për bashkëpunim për përmirësim të gjendjes në mediat dhe gazetarët, nënvizoi se është optimiste se do të përmirësohet situata në sferat e theksuara.

“Është koha që pronarët e mediave dhe gazetarët të kuptojnë se i shërbejnë opinionit, e jo politikanëve dhe interesave të biznesit. Është koha ta ktheni dinjitetin e profesionit tuaj. Gazetarët nuk duhet të ndahen në bazë të interesave të tyre politike, për shkak se polarizimi është destruktiv për shoqëri”, është mesazhi që e dërgoi Mijatoviq në konferencën e sotme për shtyp.

Politikanët, apelon, nuk duhet t’u tregojnë se si ta kryejnë punën, por edhe të përkujtohen se mediat nuk janë prona e tyre. Duhet, tha ajo, politikanët të tregojnë tolerancë më të madhe për pyetjet e gazetarëve.

Në pyetjen e gazetarëve nëse OSBE-ja ka mekanizma që të kryejë presion nëse nuk ka ndryshime evidente në gjendjet me mediat dhe gazetarinë, ajo potencoi se disponon me instrumente demokratike për reagim, ndërsa mjeti i saj më i fuqishëm, nënvizoi, si përfaqësuese e organizatës në të cilën janë 56 vende, është “vota” e saj. Konsideron se është i papranueshëm çfarëdo qoftë represioni për lirinë mediatike në shoqëritë.

Ajo e përshëndeti nismën e zëvendëskryeministres Arifi për bashkëpunim me mediat dhe përfaqësuesit e saj, për çka, informoi në kuadër të planit aksional, do të punojnë edhe përfaqësues të OSBE-së. Paralajmëroi se së shpejti nga zyra e saj do të dërgohet deri te të gjithë të interesuarit analizë juridike e kodit penal dhe të dokumenteve të tjera të ndërlidhura me dekriminalizimin e shpifjes, së bashku me rekomandime.

Sipas saj, është e papranueshme për një shoqëri demokratike të ketë, siç është rasti momentalisht në Maqedoni, 165 raste të shpifjes kundër gazetarëve, por edhe raste të padisë së gazetarëve kundër kolegëve të tyre. Mijatoviq në takimin me kryeministrin Gruevski, duke biseduar rreth kësaj çështje, ka vlerësuar se ekziston vullnet i mirë për dekriminalizim të shpifjes.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve si të identifikohen dhe nëse ekzistojnë instrumente, respektivisht sanksione për gazetarët të cilët ua ofrojnë shërbimet e tyre politkanëve dhe biznes grupit për interesa personale, Mijatoviq mes tjerash me apel deri te gazetarët që të mos i shesin standardet e profesionit gazetaresk.

“Kjo është pyetje në të cilën duhet përgjigjet vetë shoqëria – si të identifikohet ata të cilët i thyejnë standardet e profesionit vetjak. Uniteti dhe solidariteti janë komponenta jashtëzakonisht të rëndësishme në gazetari”, tha në konfrencën për shtyp Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e OSBE-së për lirinë e shtypit

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *