Home / Sport / Milani dhe Barca pa problem, një hap pranë kualifikimit

Milani dhe Barca pa problem, një hap pranë kualifikimit

Milani dhe Barcelona e kanë bërë një hap të madh drejt kualifikimit në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve. Të dyja skuadrat fituan me rezultat identik, 2:0, ndaj BATE Borisovit, përkatësisht Viktoria Plzenit, në Grupin H. Edhe skuadrat angleze, Chelsea e Arsenal, regjistruan fitore të rëndësishme dhe e shohin veten më afër fazës tjetër.

Milani dhe Barcelona kanë shënuar fitore të sigurta dhe identike, 2:0, në xhiron e tretë të Grupit H, për ta bërë një hap të madh drejt kualifikimit në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

Rossonerët ia dolën ta mposhtin ekipin bjellorus, BATE Borisov falë golave të Zlatan Ibrahimovic e Kevin Prince Boateng, që shënoi një gol spektakolar. Ndërsa, katalunasit ishin më të mirë se ekipi çek, Viktoria Plzen. Golat për ekipin e Pep Guardiolës i realizuan Andres Iniesta dhe David Villa. Këtyre dy skuadrave u nevojitet vetëm edhe nga një fitore, për të ecur përpara.

Në Grupin E, Chelsea e ‘poshtëroi’ Genkun, të cilin e përcolli për Belgjikë me një pesëshe. Fernando Torres ka shënuar dy gola, kurse nga një e shtuan Meireles, Ivanovic e Kalou. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Leverkuseni bëri kthesë të madhe në duel me Valencian. Spanjollët udhëhoqën të parët me golin e Jonas, ndërsa gjermanët u kthyen furishëm me Schurrle e Sam, në pjesën e dytë.

Në Grupin F, Arsenali shënoi fitore të madhe në shtëpi të Marseilles, për ta marrë kryesimin. Goli i Ramseyt, i shënuar në minutën e fundit të takimit, ia dhuroi tri pikët e radhës ekipit të Arsene Wengerit. Kurse, Olympiakosi e shijoi fitoren e parë, duke triumfuar në ballafaqim me Borussia Dortmundin.

Holebas, Djebbour e Modesto, ishin kreatorë të fitores së ekipit grek, kurse goli i Lewandowskit ishte i pamjaftueshëm për kampionin gjerman.

Në Grupin G u regjistruan dy barazime: Shakhtari Donetsk i ndau pikët me Zenit S. Petersburg. Golat për vendësit i shënuan Willian e Adriano, derisa për pikën e nxjerrë nga mysafirët u përkujdesën Shirokov e Fayzulin.

Në përballjen tjetër, Porto nuk arriti më shumë se një pikë (1:1), në shtëpi ndaj befasisë më të këndshme të këtij evenimenti këtë sezon, APOEL Nicosia. Kampioni portugez kaloi në avantazh me golin e sulmuesit Hulk, por ekipi qipriot i barazoi shifrat me anë të Almeidas, për ta ruajtur kryesimin, në grupin më të paqartë.

Liga e Kampionëve

Grupi E
Rezultatet
Leverkusen – Valencia 2:1
Chelsea – Genk 5:0

Tabela
1. Chelsea 7
2. Leverkusen 6
3. Valencia 2
4. Genk 1

Grupi F
Rezultatet
Marseille – Arsenal 0:1
Olympiacos – Borussia Dortmund 3:1

Tabela
1. Arsenal 7
2. Marseille 6
3. Olympiacos 3
4. Dortmund 1

Grupi G
Rezultatet
Shakhtar Donetsk – Zenit 2:2
FC Porto – APOEL Nicosia 1:1

Tabela
1. APOEL 5
2. Zenit 4
3. Porto 4
4. Shakhtar 2

Grupi H
Rezultatet
AC Milan – Bate Borisov 2:0
Barcelona – Viktoria Plzen 2:0

Tabela
1. Milan 7
2. Barcelona 7
3. BATE 3
4. Viktoria P. 1

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *