Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Bejta mirëpritet nga Sadi Bexheti

Ministri Bejta mirëpritet nga Sadi Bexheti

Tetovë, 6 tetor- Sa i përket mosmarrëveshjeve midis këshilltarëve të këshillit komunat të Tetovës të pozitës dhe të opozitës, ministri Nevzat Bejta tha se kryetari i komunës do t’i takoj këshilltarët dhe do të gjendet zgjidhje për këtë problem.

Në kuadër të vizitave që po i realizon Ministri i Vetëqeverisjes Lokale z. Nevzat Bejta nëpër komunat në vend, ai e vizitoi Komunë e Tetovës si një tre komunat më të mëdha në vend dhe u takua me kryetarin e kësaj komune Sadi Bexheti. Forcimi financiar i komunës së Tetovës, zgjidhja e problemeve me të cilat po përballet kjo komunë, problemet në sferën e arsimit dhe asaj të urbanizmit dhe mosmarrëveshjet midis këshilltarëve të kësaj komune, ishin temat për të cilat bisedaun ministri Bejta dhe kryetari Bexheti. Kryetari i Komunës së Tetovës z. Sadi Bexheti, fakënderoj ministrin Bejta për mbështejen që i jep kësaj komune dhe se do të jetë në listën prioaritare gjatë investimeve nga pushteti qendor. “Ministri i jep një mbështetje të madhe qeverisjes lokale dhe Komuna e Tetovës do të jetë në listën prioritare për të gjitha projektet të nivelit lokal por edhe ne nivelin qendror të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, tha kryetari Bexheti.
Me një bashkëpunim të mirë midis pushtetit qendror dhe atij lokal do të përfitojnë qytetarët dhe ku ka bashkëpunim ka edhe përparim, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale z. Nevzat Bejta. “Biseduam për problemet financiare që komuna të forcohet në aspektin financiar. Për vitin 2011 nga Qendra për zhvillim të rajonit të Pollogut është në realizim projekti për rregullimin e shtratit të lumit Reçica me vlerë mbi 2 milion denarë. Biseduam për problemin që e ka komuna e Tetovës me furnizimin me ujë të pijshëm, ndërtimin e stacionit filtrues për ujërat e zeza. I premtova kryetarit të komunës se në cilën do ministri që do të ketë probleme unë do të jem në shërbim që të zgjidhen problemet, këtë e bëjë në interes të qytetarëve të komunës së Tetovës dhe kryetarit të komunës. Gjithashtu biseduam edhe problemet në sferën e arsimit, problemet në sferën e urbanizimit që njëherë përgjithmonë në komunat tona të vendoset rendi dhe qytetarët të investojnë konform ligjit dhe t’i paguajnë tatimet komunale. Kryetari më informoj që ka ngelur edhe një procedurë që programi të kaloje në këshill dhe të bëhet sistemi elektronik për tokën ndërtimore shtetërore. Besoj që shumë shpejtë komuna e Tetovës do ju bashkëngjitet komunave që kanë fituar të drejtën për të menaxhuar me tokën ndërtimore shtetërore”, deklaroi ministri Bejta. Sa i përket mosmarrëveshjeve midis këshilltarëve të këshillit komunat të Tetovës të pozitës dhe të opozitës, ministri Nevzat Bejta tha se kryetari i komunës do t’i takoj këshilltarët dhe do të gjendet zgjidhje për këtë problem. “Kryetari i komunës e morri për sipër të gjejë gjuhë të përbashkët me të gjithë këshilltarët dhe do të tejkalohet problemi i bojkotit të këshilltarëve të opozitës për shkak se duhet të bashkëpunoj dhe se bashkëpunimi do të shkoj në interes të komunës dhe në interes të qytetarëve”, u shpreh ministri Bejta. Lidhur me këtë kryetari i komunës së Tetovës tha se do të realizoj takim me koordinatorët e grupeve të këshilltarëve dhe se do të tejkalohen mosmarrëveshjet midis tyre. (U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *