Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Bejta në Bruksel

Ministri Bejta në Bruksel

18 tetor-Ai tha se me rritjen e përvojës dhe me përforcimin e kapaciteteve administrative do të zvogëlohen aspektet negative, me çka pritjet reale bëhen me bindëse. Sipas ministrit Bejtа pas vitit 2013 në periudhën e Programit të ardhshëm, priten që rezultatet të bëhen të dukshme, që do të thotë zbatimin e projekteve të veçanta në funksion të zhvillimit të barabartë rajonal të regjioneve, si dhe cilësi më e mirë e jetesës në rajonet kufitare.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale z. Nevzat Bejta morri pjesë në takimin e 5-të të komitetit të përbashkët konsultativ midis Republikës së Maqedonisë dhe Komitetit për rajone të Bashkimit Evropian.

Zhvillimi në procesin e decentralizimit të pushtetit, si dhe relacionet e Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Evropian lidhur me zhvillimin dhe ndikimin e vetëqeverisjes lokale, ishte tema e këtij takimi.

Në fjalimet e tij ministri i Vetëqeverisje lokale, Nevzat Bejta tha se krijimi i këtij komitetit të përbashkët paraqet një arritje të madhe për Maqedoninë dhe për autoritetet lokale. Ai tha se Raporti e fundit të Komisionit Evropian për Maqedoninë është qëllimmirë.

“Është vendi ku ne kemi mundësi për ta informuar Komisionin Evropian për rregullat tona politike dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë ne procesin e integrimit në Bashkimin Evropian por edhe për t’i kontrolluar vendimet tona në lidhje me politiken e Unionit Evropian. Republika e Maqedonisë këtyre ditëve e morri Raportin e përparimit nga Komisioni Evropian për përparimin e vendit në procesin e Euro-Integrimeve. Raporti i sivjetshëm është i njëjtë me atë të vitit të kaluar, i notoi arritjet, por edhe dobësitë ku është e nevojshme përparim më të madh. Për ne është e rëndësishme që dokumentin ta pranojmë si qëllimmirë dhe të vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e situatës, sepse çdoherë ka hapësirë për atë. Unioni Evropian nga ne kërkon realizim të reformave dhe rezultateve të cilat do të jenë të dukshme për qytetarët. Kjo ka të bëjë edhe në procesin e decentralizimit, si segment shumë i rëndësishëm i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe kriter politik për anëtarësim në Unionin Evropian”, tha ministri Bejta.

Ministri Bejta tha se gjatë këtij vitit janë bërë hapa shumë të rëndësishme në sferën e decentralizimit.

“Hapi i pare është sjellja e Ligjit të ri për menaxhimin me tokën ndërtimore me të cilat komunat fituan të drejtën e pronësisë për menaxhimin e tokës ndërtimore. Por njëherit është edhe një përgjigje nga rekomandimet e Komisionit Evropian për të rritur kapacitetet e komunave për tërheqjen e investimeve dhe përforcimin financiar. Ky proces do të vazhdoje me mbështetje të pushtetit qendror dhe BNJVL-së , komunat shumë shpejt do ti marrin punët në duart e tyre dhe për kjo është kryesisht në interes të qytetaret. Hapi i dyte i rëndeshim është Programi i Ri për zbatimin e procesit të decentralizimit për periudhën 2011-2014 , te cilën e miratoi Qeveria dhe e cila është përqendruar në përfundimin e fazës së dytë të decentralizimit fiskal, rritjes së kuadrit normativ për financimin e njësive të Vetëqeverisjes Lokale, barazimin e kualitetit të shërbimeve publike në gjithë territorin e shtetit dhe përfshirjen e qytetareve në procesin e vendimmarrjes”, u shpreh ministri Bejta.

Në takimi u bisedua edhe për thjeshtësimin e procedurave për bashkëfinancim me programin IPARD, me qëllim që të inkurajohen shtetet e Ballkanit Perëndimor për shfrytëzimin e tyre më intensiv që në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikojë në zhvillimin rural. Sipas ministrit të Vetëqeverisjes Lokale z. Nevzat Bejta, deri ne vitin 2013 priten që të vendosen ne veprim te gjitha Programet për bashkëpunim ndërkufitar me shtetet fqinje.

“Falë mbështetjes së Bashkimit Evropian, Republika e Maqedonisë në periudhën e kaluar ka arritur të vë në përdorimin IPA instrumentet për bashkëpunim ndërkufitar dhe tashme i zbaton Programin për bashkëpunim ndërkufitar me Republikën e Shqipërisë, Kosovës, Bullgarisë dhe Greqisë. Nga Programi me Shqipërinë dhe Bullgarinë janë miratuar projekte të cilat tërheqin 10 milion euro nga fondet e BE-së. Jemi të kënaqur me interesin e treguar dhe vullnetin e komunave, të sektorit civil dhe faktorëve të tjerë duke përfshirë edhe administratën e organeve kompetente të organeve shtetërore të cilat kalojnë nëpër procese të mësuarit më efikas, më ekonomik, dhe të funksionimit më transparent në përputhshmëri të proceduarave të Bashkimit Evropian. Qendrat për zhvillim rajonal ju japin mbështetje serioze komunave në identifikim të nevojave dhe zhvillimit të projekteve për bashkëpunim ndërkufitar. Duke përdorur fonde nga IPA Programi për bashkëpunim ndërkufitar mundohemi t’i amortizojmë pabarazitë ekzistuese në nivel kombëtar por edhe në korniza të rajonit, e cila është edhe një parakusht për anëtarësim ne Bashkimin Evropian”, u shpreh Bejta.

Ai tha se me rritjen e përvojës dhe me përforcimin e kapaciteteve administrative do të zvogëlohen aspektet negative, me çka pritjet reale bëhen me bindëse. Sipas ministrit Bejtа pas vitit 2013 në periudhën e Programit të ardhshëm, priten që rezultatet të bëhen të dukshme, që do të thotë zbatimin e projekteve të veçanta në funksion të zhvillimit të barabartë rajonal të regjioneve, si dhe cilësi më e mirë e jetesës në rajonet kufitare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *