Home / Lajme / Maqedoni / Mirëpritet filmi shqiptar ‘Falja e gjakut’

Mirëpritet filmi shqiptar ‘Falja e gjakut’

19 tetor-Edhe aktorët, edhe filmi në fjalë u duartrokitën nga publiku i shumtë në hapjen e këtij evenimenti të artit filmik

Pas fjalës përshëndetëse të kryetarit të Komunës së Manastirit në rolin e nikoqirit, me ç’rast përshëndeti mysafirët e shumtë, personalitet të jetës publike, politike e kulturore, ndër të cilët edheministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, fjalën e mori presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, i cili e shpalli Festivalin për të hapur. Një moment emocionues ishte dorëzimi i çmimit më të lartë të Festivalit, “Kamera 300 e artë”, drejtorit të fotografisë së shumë filmave, italianit Dante Spinoti, akt ky që u përcoll me ovacione.

Me ovacione të shumta u përcoll edhe ngjitja në skenë e aktorëve shqiptarë, interpretues të roleve kryesor në filmin “Falja e gjakut”, film ky të cilit i takoi nderi të shfaqet në hapje të Festivalit, Refet Abazi, Sindi Loçaj dhe Tristan Halilaj si dhe koskenaristi Andamion Murataj, të cilët ishin mysafirë të Festivalit. Përjetim i mbrëmjes ishte shfaqja e filmit “Falja e gjakut”, kur publiku i shumtë i pranishëm në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës, për një çast u shndërrua në vesh e sy, për ta përcjellë këtë film, i cili në fokus të fabulës ka një plagë shekullore të popullit shqiptarë, gjakmarrjen. Interpretimi i roleve, veçmas loja e aktorit Tristan Halilajt (Nik) i intrigoi shikuesit që filmin në fund ta përcjellin me duartrokitje dhe ovacione

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *