Home / Lajme / Maqedoni / Ndërtohet stacion filtrues për ujin për pije në fshatin Dobrosht

Ndërtohet stacion filtrues për ujin për pije në fshatin Dobrosht

2 tetor-“Komuna e Tearcës me këtë projekt ka aplikuar në vitin 2009 dhe është realizuar gjatë vitit 2010. Na gëzon fakti që politika rajonale dhe politika për zhvillim të barabartë rajonal po jep rezultatet konkrete”, deklaroi drejtori Elmazi.

Banorët e fshatit Dobrosht të Komunës së Tearcës, do mund ta përdorin për pije ujin prej çezmave, pasi që me mjete të ndara nga Byroja për Zhvillim Rajonal, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, është ndërtuar stacioni filtrues për ujin për pije.

Projekti për stacionin filtrues u lëshua në përdorim nga ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, kryetari i Komunës së Tearcës Isen Asani dhe drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal, Xhemail Elmazi.

Bejta me këtë rast tha se investime të këtilla do të ketë edhe në të ardhmen me qëllim të zhvillimit të barabartë të regjioneve.

“Ne, në këtë formë do vazhdojmë të punojmë edhe në të ardhmen. Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 2 milion e 450 mijë denarë dhe ky projekt realizohet me mjete të ndara nga Byroja për Zhvillim Rajonal. Qëllimi ynë si Ministri e Vetëqeverisjes Lokale është që të zvogëlojmë dallimet dhe të bëjmë zhvillimin e barabartë të gjithë rajoneve. Me qëllim që të rriten investimet dhe projektet edhe në më shumë komuna dhe vendbanime, do të insistojmë që në buxhetin për vitin 2012, një përqindëshi nga bruto prodhimi vendor, t’u ndahet tetë Qendrave për zhvillim të rajoneve. Në këtë mënyrë do të kemi përparim të decentralizimit dhe t’u japim mundësi të gjithë kryetarëve në rajone që ato të realizojnë projektet e tyre që shkojnë në interes të qytetarëve”, tha ministri Bejta.

Kryetari i Komunës së Tearcës Isen Asani tha se me ndërtimin e stacionit filtrues, banorët e fshatit Dobrosht do të kenë ujë të pastër.

“Në vendbanimin Dobrosht uji për pije ka qenë i ndaluar nga kontrolli që i është bërë. Uji është përdor vetëm për higjienë, ndërsa banorët e këtij fshati nuk kanë pasur ujë. Me përurimin e kaptazhës dhe lëshimin në përdorim të stacionit filtrues, uji i pijes do jetë i përdorshëm”, tha Hasani.

Sipas drejtorit të Byrosë për Zhvillim Rajonal, projekti për ndërtimin e stacionit filtrues është realizuar për një vit.

“Komuna e Tearcës me këtë projekt ka aplikuar në vitin 2009 dhe është realizuar gjatë vitit 2010. Na gëzon fakti që politika rajonale dhe politika për zhvillim të barabartë rajonal po jep rezultatet konkrete”, deklaroi drejtori Elmazi.

Ai shtoi se në vijim janë duke u realizuar edhe disa projekte tjera në disa lokalitet të rajonit të Pollogut

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *