Home / Sport / Në Francë, për imazhin e Shqipërisë

Në Francë, për imazhin e Shqipërisë

“Ne po shkojmë në Francë për të treguar se dimë të luajmë futboll, që kemi vlera dhe për të rritur imazhin”. Nëse Shqipëria është sadopak e njohur në Francë sa i përket futbollit, pa dyshim që merita kryesore është e Lorik Canës. Edhe në ndeshjen e dytë do të mbajë shiritin e kapitenit: “Është ndeshje imazhi për Shqipërinë. Duhe të dalim me kokën lart nga “Stade de France”.

Ndeshja e së premtes kundër Francës është e veçantë për njërin nga futbollistët e kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për kosovarin, Lorik Cana, i cili do të rikthehet në qytetin ku u bë i famshëm.
Cana do të zbarkojë sërish në “Stade de France” në Paris, por këtë herë jo me fanellën e Paris Sen Zhermenit apo Olimpikut të Marsejës, por me atë kuqezi të kombëtares shqiptare. Cana e pranon se kjo sfidë do të jetë emocionuese për të.
“Çdo ndeshje me ekipin kombëtar ka shijen e vet. Meqenëse në Francë kam luajtur shumë vite, madje edhe jam rritur si njeri dhe si futbollist, sigurisht që është sfidë e veçantë. ‘Stade de France’ është një stadium ku kam zhvilluar katër finale të Kupës së Francës. Përveç familjes sime, aty jetojnë edhe shumë miq të mi. Pra kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, për vlerat që pasqyrojmë në kombëtare, për imazhin tonë sepse do të ketë miliona njerëz që do të na ndjekin në të gjithë botën. Jam i sigurt që djemtë që do luajnë do të japin 100%. Duhet të dalim në fund të ndeshjes me kokën lart, me dinjitet dhe me një imazh të bukur për vendin tonë. Por, nuk duhet të harrojmë se mund të pësojmë një humbje me shumë gola, sepse Franca ka nivel të tillë që mund të japë një goleadë të tërë”, ka thënë Cana në konferencën e sotme në Durrës. Cana ka bërë të ditur se nuk ka përçarje në kombëtare, edhe pse në grumbullimin e kaluar të kombëtares pati zëra të shumtë në media. “Herën e kaluar ka pasur ndonjë polemikë në shtyp për këtë çështje, por mund të them që për 8-9 vjet që jam pjesë e kombëtares nuk kam parë ndonjë ambient më të pastër dhe më të mirë se ky këtu. Kjo është merita e lojtarëve, e djemve që e mbajnë grupin të bashkuar dhe pa probleme”, ka shtuar Cana.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *