Home / Lajme / Maqedoni / Në praktikë u pa dështimi i regjistrimit

Në praktikë u pa dështimi i regjistrimit

11 tetor-“Në praktikë u tregua se ka pasur pengesa teknike dhe papërgaditje për të realizuar operacionin brenda një periudhë 15 ditore”, ka deklaruar Xhaferi.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi deklaroi se ka pasur shumë faktorë që kanë sjellë situatën e dështimit të regjistrimit.

“Në praktikë u tregua se ka pasur pengesa teknike dhe papërgaditje për të realizuar operacionin brenda një periudhë 15 ditore”, ka deklaruar Xhaferi.

Sipas saj, Qeveria do të sjellë vendim se çfarë do të ndodhë më tej me regjistrimin, ndërsa propozimi i tillë më pas do ti dorëzohet Parlamentit.

“Deri tani nuk ka qëndrim zyrtar nga Qeveria se çfarë do të ndodhë, por sigurisht do të merret një vendim i qartë për procesin e regjistrimit. Nuk është tragjedi nëse ky proces do të mbahet pas gjashtë muajve apo pas një viti”, theksoi zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, i cili sot mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve shtetërore “11 Tetori”.

Ai ka nënvizuar gjithashtu se Komisioni Shtetëror i Regjistrimit dhe Enti Shtetëror i Statistikave duhet të sqarojë se çfarë ndodhi lidhur me dorëheqjet dhe anulimin e procesit

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *