Home / Lajme / Maqedoni / Në Qafë Thanë konfiskohet heroinë

Në Qafë Thanë konfiskohet heroinë

30 tetor-Vozitësi është arrestuar, ndërsa hetohet nëse në rastin ka të inkuadruar edhe persona të tjerë.

Policia e Maqedonisë mbrëmë ndaloi transport të 10 kilogramëve heroinë me kualitet të lartë në vendkalimin kufitar Qafë Thanë në daljen drejt Shqipërisë, informoi sot ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska.

Është arrestuar që J.J (1977) nga Tetova, i cili ka drejtuar automjetin udhëtues “Lada Niva” me targa të Tetovës, në të cilën është zbuluar droga. Policia gjurmon pas organizatorit të transportit, personit V.C (1967) nga fshati Oraovica e Radovishit, ndërsa jeton në Shkup.

“Bëhet fjalë për sasi të heroinës me kualitet të lartë e cila në tregun e zi vlen mes 200 dhe 350 mijë euro, duke pasur parasysh pastërtinë e saj pritet që me përzierjen e materialeve neutrale të fitohet sasi më e madhe e cila dyfish do ta rrisë çmimin” deklaroi Jankullovska.

Destinacion i fundit, sipas ministres, me siguri janë vendet perëndimore evropiane.

“Nëse merret parasysh se bëhet fjalë për heroinë me pastërti të lartë, e cila më tej do t’i nënshtrohet përzierjes së materieve neutrale mund të konfirmohet dyshimi se destinimi i fundit nuk është rajoni, por diçka më larg” tha Jankullovska.

Policia supozon se droga është dedikuar për tregun italian.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *