Home / Lajme / Maqedoni / Në USHT filloi punimet Seminari i V-të ndërkombëtar i albanologjisë

Në USHT filloi punimet Seminari i V-të ndërkombëtar i albanologjisë

3 tetor-Drejtori i Seminarit ndërkombëtar të albanologjisë, Doc.dr. Fehari Ramadani, duke shpallur të hapur këtë eveniment të rëndësishëm për shkencën shqiptare, theksoi se Seminari i V-të Ndërkombëtar i Albanologjisë përmes veprimtarisë së tij jep mesazhe bashkëpunimi e respekti, jo vetëm për botën shqiptare, por për të gjithë ata, që çmojnë shkencën, kulturën, dijen dhe vlerat tjera njerëzore.

Në USHT, sot u organizua solemnitet me rastin e fillimit të edicionit të V-të të Semiarit ndërkombëtar të albanologjisë. Gjatë dy ditëve, sa do të zgjasë ky seminar, mbi 60 studiues nga trevat shqiptare, do të shpalosin të arriturat më të reja, nga fusha e gjuhësisë, letërsisë, historisë dhe etnokulturës.

Rektori i USHT-së, prof.dr. Agron Reka, kumton zyra për informim pranë USHT-së, në fjalën e tij me rastin e fillimit të punimeve të Seminarit ndërkombëtarë të albanologjisë, theksoi se seminari i sivjetmë është i pesti me radhë që e organizon Universiteti dhe shpresojnë që edhe këtë vit do të jetë manifestim i suksesshëm dhe do të kontribuojë në fushën e studimeve të albanologjisë.

“E veçanta e Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë është se e ka krijuar identitetin e vet dhe synon ta ruaj kontinuitetin nga viti në vit, me pasurimin e përmbajtjeve të tij dhe të transformohet aq sa lejon karakteri i tij si institucion, me tema të reja, trajtim problemesh, ndërkaq edhe me pjesëmarrjen e studiuesve të rinj në punimet e këtij Seminari. Seminaret e kësaj natyre dhe manifestimet shkencore të këtij niveli organizohen me qëllim të shpalosjes së prurjeve të reja nga fushat shkencore përkatëse. Seminari i Albanologjisë e ka po këtë synim dhe përherë do të mbetet manifestim ndërkombëtar në shërbim të këtij qëllimi”, tha Reka.

Drejtori i Seminarit ndërkombëtar të albanologjisë, Doc.dr. Fehari Ramadani, duke shpallur të hapur këtë eveniment të rëndësishëm për shkencën shqiptare, theksoi se Seminari i V-të Ndërkombëtar i Albanologjisë përmes veprimtarisë së tij jep mesazhe bashkëpunimi e respekti, jo vetëm për botën shqiptare, por për të gjithë ata, që çmojnë shkencën, kulturën, dijen dhe vlerat tjera njerëzore.

“Seminari i sivjetmë synon të zhvilloj veprimtari të shumanshme shkencore dhe kulturore. Ai është i ndarë në katër sesione shkencore, në të cilat studiuesit nga fusha të ndryshme të albanologjisë, do të mbajnë kumtesa në lëmi të tilla, si: gjuhësia, letërsia, etnokultura dhe historia. Referimet do të shoqërohen me debate të frytshme shkencore”, theksoi Ramadani.

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Maqedonisë, Teuta Arifi, në fjalëm e saj përshëndetëse, theksoi se shkenca është lëmia e cila e nderon një komb.

Me pjesëmarrjen e tyre, fillimin e Seminarit e nderuan, përpos zëvendëskryeministrës Arifi, edhe figura të shumta të jetës shoqërore, politike dhe shkencore të shqiptarëve të Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *