Home / Lajme / Maqedoni / Një e treta e të burgosurve në Maqedoni konsumojnë drogë, gjysma prej tyre janë në terapi

Një e treta e të burgosurve në Maqedoni konsumojnë drogë, gjysma prej tyre janë në terapi

24 tetor-Mbetet, tha Todorov, përkushtueshmëria në arritjen e përqindjes sa më të lartë të përfshirjes së të gjithë personave shfrytëzues të drogave në burgjet me terapi për shërimin nga varësia nga droga.

Pothuaj një e treta e të burgosurve në Maqedoni konsumojnë droga, ndërsa 50 për qind prej tyre janë me terapi të metadonit. Shërimi është vullnetar dhe cilësor si dhe për qytetarët e tjerë në shoqëri.

“Maqedonia në këtë sferë i ka arritur standardet evropiane, sipas të cilave personat në burgje duhet të kenë prioritet gjatë shfrytëzimit të terapisë. Në vend të gjithë të burgosurit, të cilët përdorin droga janë në terapi dhe kanë rehabilitim adekuat pas daljes nga burgu”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov para fillimit të konferencës “Drogat në burgjet në Evropën Juglindore”.

Mbetet, tha Todorov, përkushtueshmëria në arritjen e përqindjes sa më të lartë të përfshirjes së të gjithë personave shfrytëzues të drogave në burgjet me terapi për shërimin nga varësia nga droga.

Në burgjet e Maqedonisë rreth 200 persona në vit shërohen nga droga

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *