Home / Sport / Nuhiu: ‘Nëse vazhdojmë kështu, Evropën e kemi të sigurtë’

Nuhiu: ‘Nëse vazhdojmë kështu, Evropën e kemi të sigurtë’

‘Ekipi luan mirë, të gjithë japin maksimumin si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje, fitoret nuk mungojnë dhe mendoj se janë këto parametra që na bëjnë të jemi të kënaqur. Nëse deri në fund punojmë me përkushtim, angazhohemi maksimalisht dhe sillemi si profesionistë të vërtetë, s’dyshoj se në fund Renova do të jetë në Evropë. Nuk them se do luftojmë për titull, por Evropa mbetet prioritet i yni. Kundër Napredokut do ta kemi të vështirë, mirëpo nëse të gjithë japim maksimumin dhe luajmë si në ndeshjet e fundit, jam i sigurtë se nuk do të mundemi në Kërçovë, megjithse ne do të hyjmë për të fituar takimin’, deklaroi mes tjerash kapiteni i Renovës Fisnik Nuhiu.

Skuadra e Renovës në fillim të sezonit të ri gjatë kohë u mundua në kërkim të formës së vërtetë dhe gjatë kësaj periudhe adaptimi solli disa rezultate zhgënjyese. Ardhja e Vllatko Kostovit në fillim nuk ndryshoi asgjë, pasi Renova u mund në seri nga Shkëndija, Metalurgu dhe Rinia në kuadër të Kupës, ndërsa barazoi pa gola me Horizontin në Tetovë. Mirëpo ekipi në vazhdimsi shënonte përmirësim të formës dhe këtë arriti ta konvertoi edhe në suksese. Së pari fitoi në Prilep 3:0 11 Oktomvrin (rezultat zyrtar pasi ndeshja u ndërpre në epërsi 1:0 të Renovës), deklasoi Gostivarin 5:1 në kuadër të Kupës, për të mundur së fundmi 3:1 Rabotniçkin. ‘Sigurisht seria e rezultateve pozitive ka ngritur në maksimum atmosferën në ekip. Ne besonim në forcat tona edhe kur mungonin rezultatet, ndërsa me sukseset e fundit e vërtetojmë këtë. Ekipi luan mirë, të gjithë japin maksimumin si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje, fitoret nuk mungojnë dhe mendoj se janë këto parametra që na bëjnë të jemi të kënaqur’, u shpreh kapiteni i Renovës Fisnik Nuhiu, i cili është optimist për një sezon të suksesshëm. ‘Po të them të drejtën nëse ne vazhdojmë me këtë tempo shumë shpejtë do jemi në mesin e katër skuadrave të para në renditje. Unë besoj në kolegët e mi dhe në punën profesionale që jemi duke e bërë. Nëse deri në fund punojmë me përkushtim, angazhohemi maksimalisht dhe sillemi si profesionistë të vërtetë, s’dyshoj se në fund Renova do të jetë në Evropë. Nuk them se do luftojmë për titull, por Evropa mbetet prioritet i yni. Në kampionat shpresoj të jemi në katër vedet e para, ndërsa kemi edhe Kupën ku në çerekfinale përballemi me Teteksin. Respektojmë fqiun tonë, mirëpo mendoj se jemi më kualitativ dhe mund të avansojmë më tej’, tha Nuhiu. Renova pauzën në kampionat e ka shfrytëzuar maksimalisht për të përgatitur ekipin për vazhdimin e kampionatit. Ekipi nuk zhvilloi ndeshje kontrolluese, mirëpo trajneri Kostov përmes seancave stërvitore ka tentuar të eliminojë mangësitë që paraqiteshin në ndeshjet paraprake. Tani i pret sfida me Napredokun në Kërçovë, ku ‘gjipspunuesit’ shpresojnë të dalin me rezultat pozitiv. ‘Gjithsesi ndeshje e vështirë, por mendoj e ne nuk do të humbim. Shkojmë për fitore, por jemi të vetëdishëm se nuk do ta kemi të lehtë. Napredoku posedon ekip kualitativ, luajnë mirë në teren vendas, ndërsa në ndeshjen e fundit kundër Teteksit, përveç fitores së lartë 4:0, mësojmë se kanë treguar lojë të përkryer me shumë raste shënimi. Është ekip që një kohë të gjatë luan bashkë dhe ky është një paralajmërim për ne. Mirëpo pa marë parasysh gjithë këtë që thash më lartë, besoj fuqishëm në suksesin tonë. Nëse të gjithë japim maksimumin dhe luajmë si në ndeshjet e fundit, jam i sigurtë se nuk do të mundemi në Kërçovë, megjithse ne do të hyjmë për të fituar takimin’, përfundoi bartësi i shiritit të kapitenit te skuadra e Renovës, Fisnik Nuhiu.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *