Home / Lajme / Maqedoni / OVL e UÇK: Regjistrimi, skenar i radhës i përgatitur nga Gruevski

OVL e UÇK: Regjistrimi, skenar i radhës i përgatitur nga Gruevski

1tetor-Konkretisht, është anashkaluar obligimi që trajnimi i regjistruesve të jetë edhe në gjuhën shqipe, qëllimisht është komplikuar formulari regjistrues, nuk është bërë informimi në kohë i qytetarëve shqiptarë për mënyrën e zbatimit të regjistrimit si dhe nuk është zgjidhur dilema rreth regjistrimit të shqiptarëve që punojnë jashtë Maqedonisë”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Organizata e Veteranëve të Luftës te UÇK-së shpreh shqetësimin e thellë për regjistrimin e popullsisë, veçanërisht pas dorëheqjes së anëtarëve shqiptarë në KSHR.

“Ne jemi të indinjuar nga informatat që na kanë arritur nga terreni, përkatësisht nga anëtarët tanë të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë proces si regjistrues, të cilët konfirmojnë se nuk ka zbatim të rregullores. Konkretisht, është anashkaluar obligimi që trajnimi i regjistruesve të jetë edhe në gjuhën shqipe, qëllimisht është komplikuar formulari regjistrues, nuk është bërë informimi në kohë i qytetarëve shqiptarë për mënyrën e zbatimit të regjistrimit si dhe nuk është zgjidhur dilema rreth regjistrimit të shqiptarëve që punojnë jashtë Maqedonisë”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës në Maqedoni, Besim Hoda deklaroi se, të gjitha paqartësitë e lartpërmendura shtojnë dyshimin rreth mbarëvajtjes së këtij procesi shumë të rëndësishëm, jo vetëm statistikor, për shqiptarët pasi ka edhe aspektin kombëtar që e determinon Marrëveshja e Ohrit.

“Ne jemi thellësisht të bindur se kjo mjegull dhe pasiguri, që po krijohet në prag të regjistrimit, është vetëm një skenar i radhës i Nikolla Gruevskit dhe klikës së tij, i tipit të enciklopedisë, kishës në Kala, Shkupit 2014 etj., që ka për qëllim zvogëlimin e përqindjes së shqiptarëve me qëllim të demotivimit të tyre për të kërkuar të drejtat kombëtare, ekonomike dhe kulturore. Me zvogëlimin artificial të përqindjes së shqiptarëve, nacionalistët maqedonas të udhëhequr nga kryeministri Gruevski tentojnë të demoralizojnë dhe defaktorizojnë për një kohë më të gjatë potencialin e fuqisë numerike dhe politike të shqiptarëve në këtë shtet, duke i siguruar vetes dhe klikës së tij komoditet dhe vazhdimësi në pushtetin absolut të tipit mesjetar, të cilin e ushtron që nga viti 2006, ” theksoi Hoda.

OVL- UÇK, të mbështetur edhe nga një pjese e shoqërisë civile dhe intelektualë me emër të Lëvizjes qytetare “Ec…”, u bënë apel të gjithë forcave politike shqiptare, pa lënë anësh edhe profesionistët që kanë qenë të kyçur në këtë proces, të mblidhen së bashku dhe të vihen në krye të detyrës së marrë drejtpërdrejtë në zgjedhje, sepse sipas tyre, në të kundërtën faturën e këtij dështimi, ashtu si deri më tani, do ta paguajë populli shqiptar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *