Home / Sport / Pa fitues në Napoli, Reali gjunjëzoi Lionin

Pa fitues në Napoli, Reali gjunjëzoi Lionin

Sfida kryesore e të martës në Ligën e Kampionëve ndërmjet Napolit dhe Bajernit të Munihut, ka përfunduar pa fitues, me rezultat 1:1.

Bavarezët kaluan të parët në epërsi, që në minutën e 2-të, me golin e shënuar nga Toni Kros, pas asistimit të Zherom Boatengut. Ndërkaq, shifrat në 1:1 i barazoi Holger Badshtuber, me autogolin e shënuar në minutën e 39-të. Bajerni pati mundësi për ta shënuar golin e dytë në minutën e 49-të, por Mario Gomez dështoi nga pika e bardhë. Në ndeshjen tjetër të Grupi A, Mançester Siti shënoi fitoi tejet të vështirë para tifozëve të vet kundër Vilarealit, me rezultat 2:1 dhe në këtë mënyrë i rriti shpresat për kualifikim në fazën e ardhshme të garave. Spanjollët kaluan në epërsi në minutën e 4-t, me golin e shënuar nga Kani. Djelmoshat e Roberto Mançinit vuajtën shumë për ta barazuar rezultatin, derisa për të shijuar fitoren iu desh të presin deri në sekondat e fundit. Siti i barazoi shifrat duke iu falënderuar autogolit të Marçenës, në minutën e 43-të, derisa golin e fitores e realizoi Serxhio Aguero, në minutën e 3-të shtesë. Skuadra tjetër angleze, Mançester Junajted fitoi në duel me skuadrën rumune, Otelul Galati, pas dy penalltive të realizuara nga Uejn Runi (64’, 90’+2’). Reali i Madridit vazhdoi të dëshmojë formën e mirë, duke e gjunjëzuar Lionin, që deri sivjet ishte ‘mace e zezë’ për madrilenët. Këtë herë skuadra e Murinjos fitoi me rezultat 4:0.

Grupi A
Mançester Siti – Vilareal 2:1
Marçena 43”(ag), Aguero 90”+3 – Kani 4”
Napoli – Bajern 1:1 (1:1)
Badshtuber 39”(ag) – Kros 2”

Renditja:
1.Bajern 7 pikë
2.Napoli 5
3.Mançester Siti 4
4.Vilareal 0

Grupi B
CSKA Moskë – Trabzon 3:0
Dumbia 30”, 87”, Caunja 77”
Lil – Inter 0:1
Pacini 21”

Renditja:
1.Inter 6
2.CSKA 4
3.Trabzon 4
4.Lilë

Grupi C
Bazel – Benfika 0:2
Bruno Sezar 20”, Oskar Kardozo 75”
Otelul – Mançester Junajted 0:2
Runi 64”(pen), 90”+2(pen)

Renditja:
1.Benfika 7
2.Mançester J. 5
3.Bazel 4
4.Otelul 0

Grupi D
Dinamo Zagreb – Ajaks 0:2
Berigter 49”, Eriksen 90”
Real Madrid – Lion 4:0
Benzema 19, Kedira 47”, Loris 55”(ag), Serhio Ramos 81”

Renditja:
1.Real M. 9
2.Ajaks 4
3.Lion 4
4.Dinamo Z. 0

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *