Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti miratoi raportin e KE-së

Parlamenti miratoi raportin e KE-së

28 tetor-“Kërkesa ime ishte që sepse ne u morëm vesh që të kemi prezent këtu nga qeveria dhe më e thirrur në këtë rast është zv/kryeministra Teuta Arifi. Unë ende nuk e kam marrë vesh se ku është, a në kabinet te Gruevski, a me qytetarët si dinte të shprehet në kolumna, apo mos vallë shkruan edhe ajo vallë ndonjë letër protestuese zotit Fyle”, theksoi Fazliu.

Parlamenti i Maqedonisë miratoi mbrëmë njëzëri konkluzat nga raporti i progresit të Komisionit Evropian për vitin 2011.

Pas tre ditë të debatit, në konkuzat e miratuara theksohet se vlerësimet dhe komentet që janë përmbajtur në raport shprehin realitetin në Maqedoni për rezultatet e arritura në procesin e integrimit në BE, ndërsa Qeveria obligohet të hartojë plan për realizimin e rekomandimeve të përfshira në raportin e progresit.

Parlamenti gjithashtu i bëri thirrje KE-së që të shqyrtojë mospërdorimin e mbiemrit maqedonas.

Zëvendëskryeministrja për evrointegrime, Teuta Arifi deklaroi se raporti është real dhe tregon angazhimin e plotë gjatë këtij viti të Qeverisë. “Raporti është pozitiv në ato pjesë ku ne kemi arritur përparime, por ka vërejtje në ato segmente ku duhet më shumë të punojmë. Si pozitive janë plotësimi i kritereve politike me zgjedhjet e fundit dhe dialogu politik, ndërsa reformat në gjyqësor, administratë publike dhe liria e fjalës janë fushat ku duhet seriozisht ti qasemi”, deklaroi Teuta Arifi.

PDSH dhe RDK shprehën kritika se raporti është tejet kritik dhe atakon drejtpërdrejt Qeverinë për ngecjet në vend. Ndërkaq deputeti i PDSH, Bekim Fazliu, atakoi zëvendëskryeministren për evrointegrime Teuta Arifi për qëndrimet e saj, por edhe mungesën e zëvendëskryeministres, për shkaqe shëndetësore.

“Kërkesa ime ishte që sepse ne u morëm vesh që të kemi prezent këtu nga qeveria dhe më e thirrur në këtë rast është zv/kryeministra Teuta Arifi. Unë ende nuk e kam marrë vesh se ku është, a në kabinet te Gruevski, a me qytetarët si dinte të shprehet në kolumna, apo mos vallë shkruan edhe ajo vallë ndonjë letër protestuese zotit Fyle”, theksoi Fazliu.

LSDM akuzoi se nuk ka asnjë përparim në fushën e evrointegrimeve dhe se faji për këtë sipas saj i takon Qeverisë.

Deputetja e LSDM-së, Vesna Bendevska deklaroi se Qeveria dhe kryeministri Nikolla Gruevski kanë plan për të larguar vendin nga proceset evrointegruese.

Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE theksoi se Qeveria e udhëhequr nga partia e tyre nuk ka pse të fshihet apo turpërohet në raport me proceset evrointegruese, pasi që sipas tij, është ajo Qeveria e parë që siguroi raport pozitiv nga KE dhe rekomandimin për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *