Home / Lajme / Rajon / PDIU thirrje për një Rilindje të re Kombëtare

PDIU thirrje për një Rilindje të re Kombëtare

“Sot Shqipëria, kombi shqiptar kanë nevojë për një Rilindje të re. Dhe Rilindja e re do të duhet të mbështetet pikërisht mbi këto qytete, mbi këto pellgje urbane, që dhe sot janë më të zhvilluara se pjesa tjetër e vendit. Prej këtej do të rrezatohet zhvillimi, ashtu si rrezet e diellit zgjerojnë sipërfaqen e ndikimit të tyre në gjithë njerëzimin me kalimin e ditës. Ne presim që Korça të luajë sërish atë rol që pati në Rilindjen tonë të Parë Kombëtare”, theksoi Idrizi.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) bëri thirrje për një Rilindje të re Kombëtare të shqiptarëve.

Kjo u bë e ditur nga kreu i kësaj partie, Shpëtim Idrizi gjatë një tubimi me qytetarët e Korçës në kuadër të turit përmbyllës me moton “Ji krenar që je shqiptar”.

“Sot Shqipëria, kombi shqiptar kanë nevojë për një Rilindje të re. Dhe Rilindja e re do të duhet të mbështetet pikërisht mbi këto qytete, mbi këto pellgje urbane, që dhe sot janë më të zhvilluara se pjesa tjetër e vendit. Prej këtej do të rrezatohet zhvillimi, ashtu si rrezet e diellit zgjerojnë sipërfaqen e ndikimit të tyre në gjithë njerëzimin me kalimin e ditës. Ne presim që Korça të luajë sërish atë rol që pati në Rilindjen tonë të Parë Kombëtare”, theksoi Idrizi.

Presidenti i Nderit i PDIU-së, Tahir Muhedini theksoi se ka ardhur çasti që të tregojmë se shqiptarët janë zot të këtij vendi. “Ne duhet të deklarojmë në census me krenari që jemi shqiptar. Çdo shqiptar duhet ta bëjë këtë! Konsulli grek duhet të ishte dëbuar me kohë nga shteti shqiptar. Ashtu siç kishim planifikuar, pas këtij tubimi të gjithë do t’i drejtohemi konsullatës për të dhënë mesazhin tonë”, theksoi. Muhedini.

Krerët e PDIU kanë drejtuar kritika të ashpra në adresë të ish-konsullit grek, i cili sot u largua nga Korça

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *