Home / Lajme / Maqedoni / PDSH filloi para-përgaditjet për zgjedhjet lokale në Komunën e Saraj-it

PDSH filloi para-përgaditjet për zgjedhjet lokale në Komunën e Saraj-it

16 tetor-Në këtë mbledhje u diskutua për formimin e shtabit zgjedhor, për përzgjedhjen e strategjisë së Partisë Demokratike Shqiptare dhe për koordinimin e aktiviteteve të tjera partiake. U morrën edhe vendime të rëndësishme, ku parasegjithash Dega e PDSH-së në Saraj të shëndrohet në shtab zgjedhor, me ç’rast Kryetari i saj Driton Ebibi njëkohësisht të jetë edhe Kryetar i shtabit zgjedhor dhe të formohen shtabet zgjedhore nëpër të gjitha nëndegët tjera të partisë në Komunën e Sarajit

Dega e Partisë Demokratike Shqiptare në Saraj sot organizoi takim me strukturën e saj me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme për Kryetar të Komunës së Sarajit më 18 Dhjetor të vitit 2011.I pranishëm në mbledhje ishte lideri i PDSH-së z. Menduh Thaçi, deputeti i zonës Bekim Fazliu si dhe funksionarë dhe aktivistë të tjerë partiak.

Në këtë mbledhje u diskutua për formimin e shtabit zgjedhor, për përzgjedhjen e strategjisë së Partisë Demokratike Shqiptare dhe për koordinimin e aktiviteteve të tjera partiake. U morrën edhe vendime të rëndësishme, ku parasegjithash Dega e PDSH-së në Saraj të shëndrohet në shtab zgjedhor, me ç’rast Kryetari i saj Driton Ebibi njëkohësisht të jetë edhe Kryetar i shtabit zgjedhor dhe të formohen shtabet zgjedhore nëpër të gjitha nëndegët tjera të partisë në Komunën e Sarajit.

Motivimi i lartë i strukturës dhe anëtarësisë së PDSH-së, premtimet e pa realizuara të garniturës së deritanishme qeverisëse dhe dështimi i tyre për të përmirsuar kushtet elementare jetësore në këtë Komunë paraqesin motiv shtesë për strukturën dhe anëtarët e PDSH-së në Saraj, që me një angazhim maksimal të arrihet deri tek fitorja në këto zgjedhje.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *