Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Kemi alarmuar dështimin e regjistrimit

PDSH: Kemi alarmuar dështimin e regjistrimit

11 tetor-“PDSH më parë ka qenë e vetëdijshme për peshën e këtij procesi dhe me kohë kemi njoftuar opinionin e gjerë për seriozitetin dhe për manipulimet në formë dhe përmbajtje që ishin përgaditur me këtë regjistrim”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i PDSH-së.

PDSH ka reaguar sot lidhur me vendimin për anulimin e regjistrimit, duke theksuar se kishte alarmuar më parë seriozitetin e këtij operacioni.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Metin Izeti drejtori kritika të ashpra në adresë të Qeverisë lidhur me këtë proces.

“Përgjegjësia për dështimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni është tek partnerët e koalicionit qeveritar”, deklaroi Izeti.

Sipas tij, PDSH ka bërë propozimin për Ligjin për regjistrim, ku kërkohet shtyerja e tij dhe mbajtjen e tij në muajin korrik.

“PDSH më parë ka qenë e vetëdijshme për peshën e këtij procesi dhe me kohë kemi njoftuar opinionin e gjerë për seriozitetin dhe për manipulimet në formë dhe përmbajtje që ishin përgaditur me këtë regjistrim”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i PDSH-së.

Ai theksoi se me dështimin e regjistrimit, PDSH edhe njëherë thekson nevojën e hapjes së një dialogu serioz për kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni, të shprehura nga ky subjekt politik.

Kjo parti ka evidentuar si probleme gjatë regjistrimit: konfliktet dhe mosmarrëveshjet midis regjistruesve shqiptarë dhe maqedonas në terren, mungesën e informacionit dhe animimit të popullsisë për regjistrimin, trajnimet vetëm në gjuhën maqedonase për regjistruesit, mos regjistrimin e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, mosregjistrimin e atyre pa nënshtetësi dhe probleme tjera

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *