Home / Lajme / Maqedoni / PDSH në kryesinë qendrore debaton për regjistrimin

PDSH në kryesinë qendrore debaton për regjistrimin

8 tetor-Ne do të përpiqemi në të gjitha mënyrat ta sensibilizojmë opinionin ndërkombëtar dhe organet vëzhguese për këtë gjendje. Jemi shumë afër që të marrim vendim se rezultatet nga ky regjistrim nuk do të jenë të pranishme për PDSH-në dhe për shqiptarët në Maqedoni”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Metin Izeti para fillimit të mbledhjes.

Kryesia qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare sot në selinë e partisë mban mbledhje në të cilën do t’i shqyrtojnë informacionet e terrenit për procesin e regjistrimit të popullatës në Maqedoni.

“Sipas fakteve dhe informacioneve që PDSH-ja i ka në terren edhe një herë u konfirmua vlerësimi jonë i dhënë para fillimit të procesit të regjistrimit se ai është i manipuluar nga ana e Qeverisë dhe sipas formës dhe qenësores. Ne do të përpiqemi në të gjitha mënyrat ta sensibilizojmë opinionin ndërkombëtar dhe organet vëzhguese për këtë gjendje. Jemi shumë afër që të marrim vendim se rezultatet nga ky regjistrim nuk do të jenë të pranishme për PDSH-në dhe për shqiptarët në Maqedoni”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Metin Izeti para fillimit të mbledhjes.

Izeti paralajmëroi komunikatë pas përfundimit të mbledhjes në të cilën hollësisht do të theksohen manipulimet, si dhe qëndrimi përfundimtar partiak për regjistrimin.

Komunikata e PDSH-së

Partia Demokratike Shqiptare ne mbledhjen e Kryesisë Qendrore të mbajtur me datë 08.10.2011 analizoi rrjedhën e procesit të regjistrimit dhe informatat e grumbulluara në lidhje me problemet e regjistrimit nga tereni dhe para opinionit del me këto qëndrime:Kryesia Qendrore konstatoi se parashikimet tona të shprehura në vazhdimësi që procesi i regjistrimit në formë dhe në përmbajtje manipulohet u treguan më se të vërteta .
-Dorëheqja e nënkryetarit të Komisionit Shtetëror për Regjistrim një ditë para fillimit të regjistrimit dhe zëvendësimi i tij me persona nga kabineti i Ali Ahmetit,
– mungesa e propagandës nëpërmjet mediumeve për animimin e popullatës për t’u regjistruar,
– mungesa e regjistruesve shqiptarë,
– trajnimi i regjistruesve vetëm në gjuhën maqedonase, si pasojë e të cilës në disa qytete regjistruesit shqiptarë e bojkotuan të njëjtin,
– konfliktet serioze të ekipeve regjistruesve mes shqiptarëve dhe maqedonasve,
– mos regjistrimi i shqiptarëve të cilët janë me punë të përkohshme jashtë vendit dhe sipas ligjit kanë të drejtë të regjistrohen, ndërsa nga ana tjetër regjistrimi i maqedonasve nëpërmjet të komunave kishtare në diasporë,
– mos regjistrimi i të gjithë anëtarëve të familjes për arsye banale, si vjetërsia e dokumenteve personale,
-presioni i vazhdueshëm që u bëhet myslimanëve jo maqedonas për tu regjistruar si maqedonas nga ana e funksionarëve të lartë qeveritar.
Problemet e lartpërmendura hasen në të gjitha vendbanimet ku jetojnë shqiptarët , por më të theksuara janë në komunat ku shqiptarët nuk janë shumicë, si në Dollnen, Krushevë, Manastir, Prilep, Ohër, Resnjë, Veles. Si pasojë e kësaj në këto komuna dhe në disa komuna të qytetit të Shkupit, si në Gazibabë, Butel, më pas në Kumanovë, Kërçovë, shqiptarët do ti humbin të drejtat të garantuara me kushtetutë dhe që janë në lidhshmëri me përqindjet e caktuara si 20% apo 50%. Krejt kjo është vazhdimësi e projektit të programuar maqedonas për përvetësimin e tokave dhe ndërprerjen e tërësisë së territoreve me shumicë shqiptare.
Faktet nga tereni shpalosin qartë manipulimin e regjistrimit në dëm të shqiptarëve si pasojë e nënshtrimit të BDI-së ndaj VMRO-së dhe se ky proces në formë dhe përmbajtje është manipulativ. Partia Demokratike Shqiptare maksimalisht do të angazhohet të sensibilizojë Bashkësinë ndërkombëtare dhe organizatat vëzhguese për manipulimet programore nga qeveria.Në bazë të të dhënave që i disponojmë dhe që vazhdojmë ti marrim nga tereni jemi shumë afër qëndrimit të prerë se rezultatet e këtij regjistrimi për PDSH-në dhe shqiptarët do të jenë të papranueshme.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *