Home / Lajme / Maqedoni / PDSH në Negotinë-Vrapçisht zgjodhi kryetarin e ri

PDSH në Negotinë-Vrapçisht zgjodhi kryetarin e ri

25 tetor-“Do të jem në shërbim të qytetarëve të këtij rajoni dhe njëkohësisht zëri i tyre në parti. Do të jap gjithçka prej vetes që platforma e PDSH-së të depërtojë në çdo vendbanim, në çdo lagje dhe në çdo familje. Kjo platformë është përgjigj-ja e vetme kundër kësaj krize të përgjithshme që ngulfat shqiptarët çdo ditë e më shumë”, ka thënë Bajramali Selimi.

Dega e PDSH-së në Negotinë-Vrapçisht organizoi Kuvendin zgjedhor nga ku zgjodhi edhe kryetarin e ri të degës, Bajramali Selimi.

Në këtë kuvend kanë qenë të pranishëm sekretari i përgjithshëm i PDSH-së Metin Izeti, deputeti i zonës Gazmend Aliu dhe anëtari i Kuvendit qendror Hasan Luma.

“Do të jem në shërbim të qytetarëve të këtij rajoni dhe njëkohësisht zëri i tyre në parti. Do të jap gjithçka prej vetes që platforma e PDSH-së të depërtojë në çdo vendbanim, në çdo lagje dhe në çdo familje. Kjo platformë është përgjigj-ja e vetme kundër kësaj krize të përgjithshme që ngulfat shqiptarët çdo ditë e më shumë”, ka thënë Bajramali Selimi.

“Dega e PDSH-së në Negotinë-Vrapçisht edhe njëherë demonstroi mënyrën demokratike dhe transparente të punës. Kryetarit dhe Kryesisë së re të degës i dëshirojmë suksese dhe punë të mbarë në të ardhmen duke i porositur se obligimet dhe përgjegjësitë që ngërthen partia, me punë të sinqertë dhe me ndihmën e shokëve, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve mund të bëhen më të lehta”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm, Metin Izeti

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *