Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Regjistrimi, tendencë për gjenocid statistikor!

PDSH: Regjistrimi, tendencë për gjenocid statistikor!

16 tetor-Sipas tij, PDSH nuk do të lejojë që të realizohet asnjë regjistrim tash e tutje para se të sigurohet që në një proces të një dialogu të hapur dhe të mirëfilltë të hartohet një ligj i ri për regjistrim që do të pamundësojë të ngel as edhe një shqiptar i vetëm pa regjistruar qoftë edhe të mos jetë kthyer në vendlindje për një periudhë më të gjatë

PDSH bën të ditur se këto ditë ishte dëshmitare e një tendence të rezikshme “që pa asnjë turp po tentohet të heshtet nga ana e përfaqësuesve shqiptarë në qeveri BDI, një gjenocid statistikor në tentativë.

“Sa larg mund të shkoj lakmia për pushtet për kolltuqe apo në cfar hipotekash janë futur kur edhe në një situatë kur nga partneri i tyre hapur pa asnjë hezitim paraqitet tendenca për zhdukjen e qindra mijërave shqiptarëve ata BDI heshtin. Ne me faktin që bojkotuam këtë seancë të kuvendit deshëm të arijmë një gjë dhe këto dy ditë të debatit u bindëm që organizatorët e këtij regjistrimi, Qeveria vazhdon me projektin antishqiptarë që nëpërmjet manipulimit të realizojë gjenocidin statistikorë”, theksoi shefi i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu.

Sipas tij, PDSH nuk do të lejojë që të realizohet asnjë regjistrim tash e tutje para se të sigurohet që në një proces të një dialogu të hapur dhe të mirëfilltë të hartohet një ligj i ri për regjistrim që do të pamundësojë të ngel as edhe një shqiptar i vetëm pa regjistruar qoftë edhe të mos jetë kthyer në vendlindje për një periudhë më të gjatë.

“I garantojmë shqiptarët se Pdsh nuk do të ndalet së punuari nuk do të hesht përderisa nuk krijohen kushte që të gjithë shqiptarët pa asnjë përjashtim të regjistrohen, në të kundërtën ne e kemi të drejtën kombëtare morale dhe mandatin që me cdo kusht të pengojm manipulime sic ishte rasti me këtë regjistrim që shqiptarët e detyruan të dështojë. Në këto rethana PDSH-ja, i përgëzojmë të gjithë shqiptarët për vetëdijen e lartë kombëtare që treguan duke na lajmëruar në kohë për të gjitha manipulimet dhe në këtë mënyrë na mundësuan që edhe ne si PDSH të reagojmë në kohë tek institucionet relevante për këtë çështje”, theksoi Aliu.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *