Home / Sport / Peev, Mishkovski, Marko dhe Mirko kundër Teteksit, Idrizi kundër Shkëndijës!

Peev, Mishkovski, Marko dhe Mirko kundër Teteksit, Idrizi kundër Shkëndijës!

Mensur Idrizi është ‘fëmijë’ i Shkëndijës, por këtë sezon luan te rivali i përbetuar i ekipit të tij amë. ë anën tjetër nga ky sezon pjesë e Shkëndijës janë ‘fëmijët’ e Teteksit Nenad Mishkovski dhe Miki Jovanovski, si dhe ish-portieri i ‘tekstilëve’, Marko Jovanovski dhe mesfushori Oliver Peev.

Ndeshja mes Teteksit dhe Shkëndijës sjell duele interesante në fushë, pasi në taborin e dy skuadrave do të ketë futbollistë që vijnë nga tabori i rivalit. Mensur Idrizi është ‘fëmijë’ i Shkëndijës, por këtë sezon luan te rivali i përbetuar i ekipit të tij amë. ‘Normal se për mua kjo ndeshje ka rëndësi të posaçme. Unë jam rritur në Shkëndijë dhe kjo skuadër më ka afirmuar. Gjithnjë e kam dhe do ta kem në zemër, mirëpo tani do të jem kundër tyre. Gjithashtu do luaj para publikut që aq shumë më ka përkrahur gjatë gjihë karierës dhe unë u jam mirënjohës për këtë gjë. Kështu e ka futbolli, me varemi nga ky sport dhe fati deshti që për momentin unë të jem pjesë e Teteksit. Shpresoj në ndeshje korekte, në të cilën do të fitojë futbolli’, shprehet Mensur Idrizi. Në anën tjetër nga ky sezon pjesë e Shkëndijës janë ‘fëmijët’ e Teteksit Nenad Mishkovski dhe Miki Jovanovski, si dhe ish-portieri i ‘tekstilëve’, Marko Jovanovski dhe mesfushori Oliver Peev. Të katërtit respektojnë Teteksin, por tani duan fitore me ekipin e tyre Shkëndijën. ‘Ne si pjesë e Teteksit gjithnjë kemi dhënë maksimumin kundër Shkëndijës dhe tani do ta bëjmë të njëjtën kundër Teteksit. Respetkojmë ish-skuadrën tonë, mirëpo besojmë se Shkëndija është më kualitative në këtë moment dhe fitorja do të jetë e jona’, thonë njëzëri katër ish-futbollistët e Teteksit, tani pjesë e ‘kuqezinjëve’.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *