Home / Lajme / Botë / Për disa ditë është plakur 50 vite

Për disa ditë është plakur 50 vite

12 tetor-Fytyrën e ka të rrudhur ashtu që tërë kohën ka ndjenjë për ta kruar, e tëra si reagim i barnave të cilat i ka marrë për tejkalimin e alergjisë. Por për fat të keq, barnat nuk i kanë dhënë kurrfarë efekti, ka vizituar mjekun lokal, i cili i ka dhënë barna për dermatitis, prej të cilave vetëm i është ënjtur fytyra ndërsa dukja e fytyrës vetëm i është keqësuar

Ngujen Thi Phiuong nga Vietnami është vetëm 26 vjeçare, por duket si plakë 70-të vjeçe.

Respektivisht pas reagimeve alergjike në vitin 2008 pasi që ka marrë numër të madh të preparateve dhe barnave të cilat i janë dhënë nga mjekët, fytyra e saj, qafa dhe duart në proces të përshpejtuar kanë filluar t’i plaken.

Fytyrën e ka të rrudhur ashtu që tërë kohën ka ndjenjë për ta kruar, e tëra si reagim i barnave të cilat i ka marrë për tejkalimin e alergjisë. Por për fat të keq, barnat nuk i kanë dhënë kurrfarë efekti, ka vizituar mjekun lokal, i cili i ka dhënë barna për dermatitis, prej të cilave vetëm i është ënjtur fytyra ndërsa dukja e fytyrës vetëm i është keqësuar.

Vajza ka filluar të mbajë maskë kur ka dalë jashtë shtëpisë, pasi që në vitin 2009 bashkëshorti e ka humbur punën, kanë ngelur pa mjete financiare për ekzistencë dhe kjo ka qenë edhe arsyeja që ka ndërprerë të marrë çfarëdo lloj terapi për ta ndihmuar gjendjen. Tërë këtë situatë e ka pranuar si vullnet të Zotit dhe nuk ka tentuar më ta përmirësoj gjendjen

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *