Home / Lajme / Maqedoni / Përfundimisht mbyllen rastet e Hagës në Maqedoni

Përfundimisht mbyllen rastet e Hagës në Maqedoni

25 tetor-
Vendimi për tërheqje nga ndjekja penale edhe për rastin e fundit “Udhëheqësin e UÇK-së”, erdhi pasi prokuroria bazuar në interpretimin autentik të Ligjit për amnisti, ka dorëzuar deklaratë pranë gjykatësit hetues në të cilën bëhet me dije se heq dorë nga ndjekja.

Prokuroria Publike sot përmes një deklarate publike hoqi dorë nga ndjekja e të akuzuarve për rastin e kthyer nga Tribunali i Hagës i quajtur “Udhëheqësia e UÇK-së”.

Ky rast ka të bëjë me konfliktin e vitit 2001, ku ish-komandant udhëheqësia e përgjithshme e UÇK-së akuzoheshin për konfliktin e armatosur të vitit 2001 në Maqedoni.

Vendimi për tërheqje nga ndjekja penale edhe për rastin e fundit “Udhëheqësin e UÇK-së”, erdhi pasi prokuroria bazuar në interpretimin autentik të Ligjit për amnisti, ka dorëzuar deklaratë pranë gjykatësit hetues në të cilën bëhet me dije se heq dorë nga ndjekja.

Udhëheqësia e UÇK-së është rasti i katër që mbyllet nga Prokuroria e Maqedonisë, pas rastit “Punëtorët e Mavrovës, Penda e Likovës dhe Neproshteni”, pas miratimit të Ligjit për interpretim autentik të Ligjit për amnisti gjatë këtij viti në Parlamentin e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *