Home / Lajme / Maqedoni / Përkujtohet 5 vjetori i vrasjes së Isa Likës

Përkujtohet 5 vjetori i vrasjes së Isa Likës

20 tetor-Ndërkaq, në këtë akademi, fjalën e morrën edhe Emrush Xhemaili, Fatmir Dehari, të cilët kërkuan që autorët e vrasjes së Isa Likës të gjendet dhe të marrin dënimin e merituar. Isa Lika, komandant Iliri, u vra më 19 tetor të vitit 2006 në rrethana misterioze, ndërsa edhe sot e kësaj dite nuk dihet se kush qëndron prapa kësaj vrasje.

Me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në lagjen Teqe, me një ekspozitë me fotografi nga lufta dhe akademi përkujtimore, të mërkurën në Tetovë, u shënua pesë vjetori i vrasjes së Isa Likës-komadant Ilirit.Qytetarë të shumtë, ish- komandantë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalid të luftës dhe familjarë të dëshmorëve , bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule të freskëta pranë varrit të ish-komandantit të brigadës 112 të UÇK-së, Isa Lika- komandant Iliri.Me këtë rast para të pranishmëve foli Ali Ahemti, ish përfaqsuesi politik i UÇK-së. Ai tha se gjaku i Isa Likës dhe i të gjithë dëshmorëve nuk do të shkojë huq.Në Qendrën për Kulturë në Tetovë më pas u hap ekzpozita me fotografi të Isa Likës, ndërsa më pas edhe një akademi përkujtimore, kushtuar Isa Likës. Në këtë akademi morën pjesë personalitete të larta të jetës politike e shoqërore të Kosovës dhe Maqedonisë. Të pranishmit i përshendeti Rafiz Haliti, komandant Mësuesi, i cili edhe lexoi biografinë e komandant Ilirit
Saranda Lika, në emër të familjes Lika, tha se që nga vrasja e Isa Likës e deri më sot këtë familje e kanë përshkuar dy momente.
Ndërkaq, në këtë akademi, fjalën e morrën edhe Emrush Xhemaili, Fatmir Dehari, të cilët kërkuan që autorët e vrasjes së Isa Likës të gjendet dhe të marrin dënimin e merituar. Isa Lika, komandant Iliri, u vra më 19 tetor të vitit 2006 në rrethana misterioze, ndërsa edhe sot e kësaj dite nuk dihet se kush qëndron prapa kësaj vrasje.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *