Home / Lajme / Maqedoni / Përplasje mes policisë dhe tifozëve në Tetovë

Përplasje mes policisë dhe tifozëve në Tetovë

16 tetor-“Ne jemi të irituar dhe revoltuar nga fyerjet e rënda dhe në baza nacionale, dhe kjo nuk tolerohet. Policia duke i mbrojtur Vojvodat ra në konflikt me tifozët tanë. Situata ka qenë e rëndë dhe nga revolta nuk dij se çfarë më tej ka ndodhur”, ka theksuar një dëshmitar i ngjarjes

Pas përfundimit të ndeshjes së qytetit të Tetovës midis klubeve vendore Shkëndija dhe Teteksi ka shpërthyer një incident midis tifozëve dhe policisë.

Mësohet se menjëherë pas ndeshjes policia është përplasur me tifozët “Ballistët” të Shkëndisë. Në një njoftim jozyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme theksohet se incidenti ka shpërthyer menjëherë pas ndeshjes ku Shkëndija pësoi humbje nga Teteksi me rezultat 2:0.

Situata e tensionuar është ndjekur nëpër rrugët e Tetovës nga stadiumi deri në qendër të qytetit. Jozyrtarisht mësohet për arrestime të disa tifozëve të Ballistëve dhe për të plagosur, numri i të cilëve akoma nuk është konfirmuar.

“Ballistët kanë filluar të ndeshen me policinë, e cila kishte bllokuar përplasjen e tyre me tifozët maqedonas Vojvodët të klubit maqedonas Teteksi. Vojvodët ishin mbajtur në tribunat e stadiumit për tu mos u ndeshur me Ballistët. Në një moment ka shpërthyer një situatë e pakontrolluar e tifozëve të Ballistëve të cilët të irituar janë përplasur me policinë”, thekson një burim pranë SPB-së në Tetovë.

Ndërkohë, tifozët e Shkëndisë kanë theksuar se revolta e tyre ka shpërthyer pasi që ata janë fyer në baza nacionale nga tifozët maqedonas. “Ne jemi të irituar dhe revoltuar nga fyerjet e rënda dhe në baza nacionale, dhe kjo nuk tolerohet. Policia duke i mbrojtur Vojvodat ra në konflikt me tifozët tanë. Situata ka qenë e rëndë dhe nga revolta nuk dij se çfarë më tej ka ndodhur”, ka theksuar një dëshmitar i ngjarjes.

Nëpër rrugët e Tetovës bëhet e ditur edhe për demolime dhe thyerje te xhamave nëpër rrugët e Tetovës. SPB ka paralajmëruar se nesër do të jap hollësi lidhur me incidentin e rëndë që ka ndodhur në Tetovë.INA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *