Home / Lajme / Maqedoni / Policia arreston 52 shtetas shqiptar

Policia arreston 52 shtetas shqiptar

10 tetor-Gjatë aksionit janë kapur dhe më pas janë bartur në Stacionin e Policisë 52 shtetas të Republikës së Shqipërisë, tek të cilët nuk është gjetur asnjë dokument që do të dëshmonte për ligjshmërinë e qëndrimit të tyre në territorin e Maqedonisë”, theksuan nga Stacioni Policor i Gostivarit, nga ku bëjnë me dije se pas përfundimit të procedurave ligjore, të njëjtët do të dëbohen në Shqipëri. Kundër shtetasve shqiptar, bazuar në rregullat ligjore, pritet të shqiptohet masë ndalese për të hyrë në territorin e Maqedonisë, për një periudhë të caktuar

Në një aksion të Policisë të shtrirë në më tepër vendbanime të rrethinës së Gostivarit, janë kapur dhe më pas janë privuar nga liria mbi 52 shtetas të Republikës së Shqipërisë, të cilët kanë qëndruar në Maqedoni në mënyrë ilegale si emigrantë ekonomik. Siç bëjnë me dije nga Policia e Gostivarit, aksioni është realizuar në mëngjesin e të dielës, në intervalin kohor prej ora 7 deri në ora 10 e 30.

“Organet Policore të Gostivarit pas një periudhe të gjatë të vëzhgimit të situatës në terren, të dielën realizuan një aksion operativ në vendbanimet Gallatë dhe Çegran. Gjatë aksionit janë kapur dhe më pas janë bartur në Stacionin e Policisë 52 shtetas të Republikës së Shqipërisë, tek të cilët nuk është gjetur asnjë dokument që do të dëshmonte për ligjshmërinë e qëndrimit të tyre në territorin e Maqedonisë”, theksuan nga Stacioni Policor i Gostivarit, nga ku bëjnë me dije se pas përfundimit të procedurave ligjore, të njëjtët do të dëbohen në Shqipëri. Kundër shtetasve shqiptar, bazuar në rregullat ligjore, pritet të shqiptohet masë ndalese për të hyrë në territorin e Maqedonisë, për një periudhë të caktuar.

Aksioni i Policisë së Gostivarit, pason pas një sërë grabitjesh të ndodhura në fshatin Debresh, prej nga Policia konstatoi se grabitësit në të gjitha rastet kanë qenë emigrantë ekonomik nga Shqipëria. Më 3 shtator, një shtetas shqiptar nga qyteti i Kukësit u ndalua nga Policia pas grabitjes së kryer ndaj një banori të Gostivarit, i cili merrej me këmbim valutash. Grabitja ndodhi në qendër të qytetit. Disa ditë më vonë, më 20 shtator dy shtetas shqiptar përfunduan në Stacionin Policor të Gostivarit, nën dyshimin se kanë bërë grabitje të kuajve të një banorit të fshatit Debresh.

Në të njëjtin fshat, më 27 shtator, në tentim për të grabitur gjashtë persona të maskuar dhe armatosur, që të gjithë këto shtetas të Shqipërisë, kishin sulmuar fizikisht dhe më pas i kishin grabitur në shtëpinë e tyre një çift bashkëshortor në moshë të thyer

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *