Home / Lajme / Rajon / Poposki në Tiranë, thirr pakicën maqedonase të regjistrohet

Poposki në Tiranë, thirr pakicën maqedonase të regjistrohet

3 tetor-Vizita e Popovskit përkon me kohën kur në të dy shtetet ka nisur regjistrimi i popullsisë dhe i banesave dhe të dy ministrat ndanë të njëjtin mendim se “vlerat evropiane të BE-së përcaktojnë proceset e regjistrimit të popullsisë në të dy vendet”. Duke iu referuar faktit se pakica maqedonase në Shqipëri ka paralajmëruar bojkotin e këtij procesi, kryediplomati i Maqedonisë u bëri apel të regjistrohen

Shqipëria dhe Maqedonia do të thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, si një kontribut i rëndësishëm, ky, edhe për paqen dhe sigurinë në rajon. Ky ishte qëllimi i vizitës së Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Popovski të hënën në Tiranë.
Poposki, ndodhet në Tiranë me ftesë të homologut shqiptar, Haxhinasto, me të cilin pas takimit kokë më kokë zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.
Vizita e Popovskit përkon me kohën kur në të dy shtetet ka nisur regjistrimi i popullsisë dhe i banesave dhe të dy ministrat ndanë të njëjtin mendim se “vlerat evropiane të BE-së përcaktojnë proceset e regjistrimit të popullsisë në të dy vendet.”
Duke iu referuar faktit se pakica maqedonase në Shqipëri ka paralajmëruar bojkotin e këtij procesi, kryediplomati i Maqedonisë u bëri apel të regjistrohen.
“Perspektivat evropiane janë në interesin e të dy vendeve. Vlerat evropiane janë ato që duhet të përcaktojnë proceset integruese. Duhet të promovojmë të gjitha vlerat që disponojmë në mënyrë që të integrohemi në BE; duhet të bëjmë gjithçka që të integrohemi në BE”, deklaroi ministri Poposki.
Ai shprehu bindjen “se gjatë regjistrimit do bëhen të gjitha përpjekjet të identifikohen të gjithë maqedonasit në Shqipëri, dhe të marrin pjesë në census”. Por në fjalën e tij nuk preku regjistrimin e popullsisë shqiptare në Maqedoni.
Nga ana e tij, ministri shqiptar Haxhinasto dha garancinë se censusi do të zhvillohet sipas standardeve evropiane, dhe se rezultati do të jetë në përputhje me realitetin.
“Mendoj se procesi i censusit ofron të gjithë hapësirën dhe garancinë e nevojshme që rezultati të jetë në përputhje të plotë me realitetin e minoriteve në Shqipëri. Çdo pretendim i kundërt me këtë ka një ndikim të fortë politik, i panevojshëm dhe i parëndësishëm,” deklaroi Haxhinasto
Shefi i diplomacisë shqiptare nënvizoi se ligji për regjistrimin e popullsisë është bazuar në zbatimin e standardeve më të mira evropiane, dhe nuk mund të ketë ndryshe, sepse Shqipëria është shembull në kuadër të zbatimit të të drejtave të minoriteteve.
“Nuk janë të rëndësishme përqindjet por zbatimi i atyre të drejtave që i përkasin çdo minoriteti”, theksoi më tej ministri Haxhinasto.
Ministri shqiptar i bëri thirrje Maqedonisë të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, si standard i bashkëjetesës së komuniteteve multientike. “Shumë e rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e Maqedonisë”, si dhe bashkëpunimin në arsim, kulturë, që të dy shoqëritë tona të bazohen mbi vlerat më tëmira që trashëgohen nga e kaluara
Në këtë vizitë, Shkupi mori mbështetjen e Shqipërisë që Maqedonia të marrë statusin e plotë të NATO.-s, si dhe për tu integruar dhe pjesë e disa inisiativave rajonale, si nisma Adriatiko – joniane.
Sa i takon rajonit mes dy ministrave është diskutuar dhe për Kovovën. Haxhinasto tha se është rënë dakord për një koordinim më të madh, dhe nevojën për e integrimit të Kosovës në të gjitha iniciativat rajonale, që Kosova të ecë me hapa të sigurt drejt BE

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *