Home / Sport / Prezantojmë shpresën e Renovës Amir Jonuzi-n

Prezantojmë shpresën e Renovës Amir Jonuzi-n

‘Futbollin e dua shumë dhe më pëlqen të ushtrojë dhe të luaj. Për këtë qëllim kam vendosur që të inkuadrohem në KF Renova ku kam mundësi të punoj me trajner shumë të mirë. Shpresoj që që një ditë të jem në përbërjen e parë të Renovës, megjithse për momentin është herët të mendoj për këtë gjë. Mua tani më duhet të punoj maksimalisht dhe të ndërtohem si futbollist në grupmoshat e reja të Renovës‘, deklaroi i riu Amir Jonuzi, i cili është pjesë e kadetëve të Renovës.

Skuadra e Renovës në futbollin e Maqedonisë u promovua si një ‘rufe’ e vërtetë, duke arritur me shpejtësi maramendëse nga Liga e Tretë të arrijë në elitën e futbollit vendor, ndërsa më pas me progress të avzhdueshëm të prekë kupat Evropiane për të marë në fund edhe titullin e Kampionit. Dhe përpos që skuadra punoi në arritjen e sukseseve të vazhdueshme, rëndësi e madhe i është kushtuar punës me grup-moshat e reja, ku është garanca më e madhe për një të ardhme të ndritur. Dhe talentët e futbollit nuk mungojnë në taborin e Renovës, pasi në të gjitha kategoritë gravitojnë futbollistë të cilët premtojnë të ardhme të suksesshme. Një prej tyre është edhe Amir Jonuzi, i cili luan në taborin e kadetëve të Renovës të cilët drejtohen nga trajneri i mirënjohur i këtyre anëve Ismail Sulejmani. ‘Futbollin e dua shumë dhe më pëlqen të ushtrojë dhe të luaj. Për këtë qëllim kam vendosur që të inkuadrohem në KF Renova ku kam mundësi të punoj me trajner shumë të mirë‘, shprehet Jonuzi. Amiri ka lindur më 14 janar të vitit 1996, ndërsa që në moshën 9-të vjeçare ka nisur të ushtrojë futboll me Dashmir Beharin si trajner i parë që i ka mësuar fshehtësitë e futbollit. Me fizik të theksuar për moshën që ka, Jonuzi veçohet për qetësinë, sigurinë dhe teknikën e jashtëzakonshme. Luftarak si rrallë fëmijë tjetër, Amiri është thuajse i pakapërcyeshëm në krahun e majtë të mbrojtjes së kadetëve të Renovës, ndërsa nuk mungojnë daljet para portës kundërshtare ku është rrezik permanent në ndërprerje dhe goditje nga distanca. Dhe forcën e goditjes së tij më mirë e panë futbollistët e KF Shkupit, me të cilët Renova u përball para një jave. Ishte minuta e 72-të e takimit kur një top i kthyer nga mbrojtja kundërshtare arriti te Amiri që kishte dalë në sulm, ndërsa ky me një goditje fantastike nga distanca prej mbi 25 metrave dërgoi topin në këndin e portës rivale duke shënuar gol spektakular. Moment fantastik që mahniti të pranishmit në këtë ndeshje, deri sa goli komentohej si kopje e goditjeve të futbollistit të famshëm brazilian Robero Karlos. Ky gol i Jonuzit solli epërsi 3:0 për Renovën, të cilët deri në fund arritën të fitojnë takimin 4:0. ‘Vërtet ishte gol fantastik dhe mund të them është më i bukuri që kam shënuar ndonjëherë. Kishim epërsi dhe vendosa të dal para për të ndihmuar sulmin dhe fati im që më erdhi ai top që më pas e drejtova në rrjetë.’ Amiri për momentin me përkushtim të madh është duke punuar me kadetët e Renovës, ndërsa shpreson që një ditë të jetë pjesë e ekipit të parë të skuadrës nga Xhepçishti. ‘Normal ëndra e secilit që ushtron është që një ditë të ketë mundësi të luaj në ekipin e parë. Edhe unë shpresoj që që një ditë të jem në përbërjen e parë të Renovës, megjithse për momentin është herët të mendoj për këtë gjë. Mua tani më duhet të punoj maksimalisht dhe të ndërtohem si futbollist në grupmoshat e reja të Renovës‘, shtoi Jonuzi. Amiri i cili njihet për qetësinë e tij ëndëron që të jetë pjesë edhe e përfaqësuseses së Maqedonisë, ndërsa shpreson një ditë të luajë në një klub të njohur. Ai është tifoz i skuadrës angleze Çelzit, ndërsa prej futbollistëve pëlqen yllin e Barcelonës Lionel Messin. Nga futbollistët që luajnë në pozitën e tij, në krahun e majtë të mbrojtjes Jonuzi preferon Geret Bejllin e Totenhemit, deri sa Lorik Cana është padiskutim futbollisti shqiptar i preferuar i tij. Amir Jonuzi dallohet edhe si nxënës shembullor në shkollë dhe kjo është një garancë shtesë se ai një ditë do të arrijë të bëhet futbollist i njohur.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *