Home / Lajme / Maqedoni / Privohet nga liria Sabit A. i fundit nga grupi i Çakallës

Privohet nga liria Sabit A. i fundit nga grupi i Çakallës

26 tetor-I arrestuari Sabit A. ishte i fundit nga grupi, i cili kërkohej intensivisht, derisa tre të tjerët janë privuar më parë nga liria dhe i janë dorëzuar instancave juridike

Pjesëtarët e njësitit special mobil “Alfa”, pardje, në Shkup, në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore Kumanovë, e privuan nga liria Sabit A. (31) nga Shkupi.

Siç komunikoi MPB-ja, ai kërkohej sepse më 12 qershor të vitit 2003, rreth orës 17:30 së bashku me personat Abdyl J. i thirrur Çakalla (37), Halim A. (31), që të dy nga Shkupi dhe Salim Z. (51) nga Likova, në rrugën rajonale fshati Haraçinë-Kumanovë, më saktë në vendin e quajtur Buçik (atari i fshatit Nikushtak), kanë zënë peng katër persona, banorë të Kumanovës, të cilët janë transportuar me automjet në këtë drejtim. Pasi që i kanë nxjerrë me dhunë nga automjeti i tyre, i kanë dërguar në Likovë, ku i kanë mbajtur rreth 24 orë, pas çka i kanë liruar. I arrestuari Sabit A. ishte i fundit nga grupi, i cili kërkohej intensivisht, derisa tre të tjerët janë privuar më parë nga liria dhe i janë dorëzuar instancave juridike

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *