Home / Lajme / Maqedoni / Protesta për lirimin e të burgosurve shqiptarë

Protesta për lirimin e të burgosurve shqiptarë

7 tetor-Të gjithë këta kanë kërkuar lirimin e të burgosurve shqiptarë duke bërë apel që protestat e këtilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Ata theksuan se shumica e të burgosurve tani më e kanë bërë burgun dhe duhet të lirohen por realizimi i vendimeve për lirimin e tyre zhagitet nga organet e drejtësisë së Maqedonisë. Protesta e sotme ishte me moton “Drejtësi po Hakmarrje Jo”, ndërsa ka ardhur pas grevës disa ditore të këtyre shoqatave në Kumanovë.

Organizatat shqiptare të enjten kanë protesuar në Tetovë duke kërkuar lirimin e të gjithë shqiptarëve të cilët mbahen padrejtësisht nëpër burgjet shqiptare. Në këtë protestë është kërkuar që ata që mbahen nëpër burgje të lirohen ndërsa të stopohen të gjitha proceset e montuara politike ndaj shqiptarëve. Para të pranishmëve foli Idriz Sinani, kryetar I forumit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, I cili nënvizoi se të gjithë shtypjet që i bën pushteti maqedonas i bën për ta zhlerësuar luftën e 2001-shit, dhe për t`iu hakmarrë ish luftëtarëve të UÇK-së për heroizimin e treguar në vijat e frontit.
“ Aktualisht nëpër burgjet e Idrizovës, Shtipit, Prilepit e Manastirit, po dergjen qindra shqiptarë të pafajshëm nga Brodeci i Tetovës, nga Manastiri, nga Shkupi, Opaja, Vaksinca, Llojani e i Kumanovës, të cilët janë të dënuar me burgje të përjetshme pa kurrfarë prova relevante verbale apo materiale.Shprehim mllefin dhe protesën tonë kundër partisë shqiptare në qeverim, por edhe asaj që ishte më herët , se as njëra as tjetra, nuk bënë gati se asgjë për të parandaluar këto krime ndaj shqiptarëve që po i bën partia e Gruevskit. Me këtës ervilitet ata janë vënë në shërbim të kësaj politike antishqiptare”, tha Sinani.
Kryetari i shoqatës së veteranëve dhe Invalidëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare “Kalaja”, Izair Samiu-Baci, tha se jemi mbledhur këtu për të ngritur zërin për rastet e montuara gjyqësore kundër një numri shumë të madh të shqiptarëve që vuajnë dënime drastike nëpër burgjet sllavo-maqedonase pa pikë faji vetëm e vetëm pse janë shqiptarë.
“Ne sot jemi mbledhur këtu së bashku ta ngrejmë zërin që tiu themi një herë e përgjithmonë ndal këtyre proceseve të montuara gjyqësore. Nga kjo kuptojmë se pala sllav-maqedonase e ndihmuar nga servilët shqiptar, mundohet të nëpërkmëbë luftën heroike të bijëve dhe bijave shqiptarë, për ta tretur frymëzimin dhe krenarinë kombëtare shqiptare për të na trajtuar si viktimë e politikës ditore për qëllime të ulta personale”, tha Samiu.
Ndërkaq, gjatë protestës së sotme folën edhe kryetari I shoqatës së të burgosurve dhe të përndjekurve shqiptarë Shpëtim Pollozhani, nga Illyrikum Libertas Valon Kurtishi, familjarët e të arrestuarev nga Kumanova, prindi i Ibrahim Sulejmanit, vëllau i Xhemail Hysenit, nga Manastiri Hamdi Klenja etj.
Të gjithë këta kanë kërkuar lirimin e të burgosurve shqiptarë duke bërë apel që protestat e këtilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Ata theksuan se shumica e të burgosurve tani më e kanë bërë burgun dhe duhet të lirohen por realizimi i vendimeve për lirimin e tyre zhagitet nga organet e drejtësisë së Maqedonisë. Protesta e sotme ishte me moton “Drejtësi po Hakmarrje Jo”, ndërsa ka ardhur pas grevës disa ditore të këtyre shoqatave në Kumanovë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *